LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia goditet edhe nga një tërmet tjetër!

Maqedonia goditet edhe nga një tërmet tjetër!

Tërmet i dobët me magnitudë prej 1.6 Rihter, ka ndodhur sot në ora 13:20 në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Rrjeti sizmiologjik në Maqedoni, me qendër në Shkup, Shtip, Veles, Vallandovë, Manastir, Ohër dhe Krushevë, e mirëmbajtur nga Observatori Sizmologjik i Shkencave Natyrore dhe Fakulteti i Matematikës, ka regjistruar tërmet në pjesën lindore të zonës me epiqendër në Shkup.

Tërmeti ishte ndjerë në Shkup dhe rrethinë me intensitet prej 3 shkallë, kjo sipas Shkallës makrosizmike evropiane. /Telegrafi/