LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia e Vetme deri te Zaev: Anulo marrëveshjen me Greqinë, pastaj shkojmë në zgjedhje

Maqedonia e Vetme deri te Zaev: Anulo marrëveshjen me Greqinë, pastaj shkojmë në zgjedhje

Partia “Maqedonia e Vetme” kërkon nga Zoran Zaevi ta anulojë marrëveshjen me Greqinë si zgjidhje e vetme e mundshme për tejkalimin e krizës aktuale dhe të shpallen zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

“Në të njëjtën kohë, shprehim shqetësimin tonë të thellë nëse LSDM-ja dhe OBRM-PDUKM-ja shtetin përsëri e shpijnë në sytë e shteteve demokratike dhe të paraqitet si demokraci jo e pejkur, ku nuk mund të sigurohen zgjidhje, pa monitorimin ndërkombëtar”, thonë nga kjo parti.


Ata shtojnë se për partinë “Maqedonia e Vetme” dhe popullin maqedonas, nuk ka dilemë në raport me tejkalimin e kësaj krize nga mos pasja e shumicës së dy të tretave për ndryshimet kushtetuese, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Për më tepër, me shpalljen e zgjedhjeve të reja, Zoran Zaevi do të ketë mundësi të bëjë fushatë ku në mënryë të hapur do të mbështet marrëveshjen me Greqinë, dhe populli të vendos në bazë të ofertave të sinqeta duke marrë parasysh se në zgjedhjet e kaluara Zaevi e mashtroi popullin për shkak se nuk premtoi se nëse fiton, do të angazhohet për ndryshimin e emrit, identitetit, historisë dhe traditës së popullit maqedonas”.

“Pra, radhën e ka Zoran Zaevi. Nëse ai është i sinqertë dhe nuk mashtron, le ta anulojë marrëveshjen me Greqinë dhe të përballemi me popullin në zgjedhje”, thuhet në kumtesën e kësaj partie./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KFOR-i mohon se ndërmjetësuan për largimin e paramilitarëve serbë nga Banjska

KFOR-i mohon se ndërmjetësuan për largimin e paramilitarëve serbë nga Banjska

Siguri
Paradite polic, pasdite sigurim në diskotekë – IPK po i heton këto raste

Paradite polic, pasdite sigurim në diskotekë – IPK po i heton këto raste

Lajme
Turistët nga Kosova braktisin Durrësin pas liberalizimit të vizave

Turistët nga Kosova braktisin Durrësin pas liberalizimit të vizave

Lajme
Muharremi bën analizën e popullsisë: Po del që nga 2011-ta, Kosovën e lëshuan për çdo vit 40 mijë persona

Muharremi bën analizën e popullsisë: Po del që nga 2011-ta, Kosovën e lëshuan për çdo vit 40 mijë persona

Sociale
Nga drama e eksodit, deri tek suksesi i shqiptarëve në Itali - Rama kryen edhe vallen e dytë kuqezi

Nga drama e eksodit, deri tek suksesi i shqiptarëve në Itali - Rama kryen edhe vallen e dytë kuqezi

Lajme
Rohde e Guerot te vila romake në Klinë: Shumë vende arkeologjike ende nuk janë eksploruar

Rohde e Guerot te vila romake në Klinë: Shumë vende arkeologjike ende nuk janë eksploruar

Lajme
Kalo në kategori