LAJMI I FUNDIT:

“Maqedonia dhe Bullgaria shembull për fqinjësi të mirë”

“Maqedonia dhe Bullgaria shembull për fqinjësi të mirë”

Maqedonia dhe Bullgaria janë shembull për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim që e përforcon sigurinë e gjithë rajonit. Bullgaria padyshim e mbështet Maqedoninë në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s dhe do të ndihmojë në realizimin e qëllimeve strategjike të Maqedonisë, është thënë në takimet e ministres së Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, me kryeministrin bullgar Bojko Borisov dhe me ministrin bullgar të Mbrojtjes, Krasimir Karakaçanov.

Vizitën zyrtare në Bullgari, ministrja Sheqerinska, siç informojnë nga Ministria e mbrojtjes, e filloi me takim me kryeministrin Borisov, i cili theksoi se me ndërmarrjen e kryesimit me Bashkimin Evropian, Bullgaria do t’ia ofrojë gjithë mbështetjen Republikës së Maqedonisë në procesin e saj eurointegrues.


Në takimin e realizuar në Ministrinë e mbrojtjes të Bulgarisë, ministrat Sheqerinska dhe Karakaçanov kanë shprehur kënaqësi nga thellimi i bashkëpunimin në sferën e mbrojtjes.

Bullgaria e mbështet anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE dhe pas nënshkrimit të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë tashmë nuk ka çështje të diskutueshme mes dy vendeve, theksoi ministri bullgar i mbrojtjes, Krasimir Karakaçanov pas takimit të sotëm në Sofje me ministren e mbrojtjes të Maqedonisë, Radmila Sheqerinska.

“Për ne nuk ka asnjë problem me emrin e Republikës së Maqedonisë”, tha Karakaçanov, duke shtuar se prioritet i kryesimit bullgar të Këshillit të BE-së që fillon nga 1 janari do të jetë integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor.

Ministrja Sheqerinska vlerësoi se Marrëveshja e nënshkruar për fqinjësi të mirë nuk është vetëm një copë letër, por një platformë për ndërtimin e bashkëpunimit të suksesshëm mes Maqedonisë dhe Bullgarisë në të gjitha fushat.

Sheqerinska informoi se me Karaçanovin kanë biseduar për më shumë fusha konkrete në mesin e të cilave për trajnimin e pjesëtarëve të armatave, aktivitete të përbashkëta stërvitëse dhe këmbim të përvojave për reformat në mbrojtje dhe për procesin integrues euroatlantik./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
​Muja sfidon opozitën: Jemi të gatshëm për zgjedhje, Asociacioni sfidë për vendin

​Muja sfidon opozitën: Jemi të gatshëm për zgjedhje, Asociacioni sfidë për vendin

Politikë
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori