LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, vetëm 4% e popullatës kanë ushqim të mjaftueshëm

Maqedoni, vetëm 4% e popullatës kanë ushqim të mjaftueshëm

Ushqimet e hedhura janë skena të përditshme në qytete të vendit. Nga ana tjetër, rreth 80 mijë njerëz gjatë javës kanë para vetëm për tre vakte. Për pjesën tjetër të vakteve duhet t’ia dalin vetë. Në Shkup çdo ditë, familjet e rrezikuara sociale kanë nevojë për më shumë se 13 mijë vakte, ndërsa kuzhinat popullore ofrojnë vetëm për dy mijë. Organizatat joqeveritare kërkojnë ndryshime në legjislacionin kundër hedhjes së ushqimit.

Amvisëritë janë hedhësit më të mëdhenj të ushqimit. Një pjesë e konsiderueshme e ushqimit që mbetet në frigorifer para dhe pas pushimeve, e hedhim. Më së shumti hedhet buka. Edhe biznesi hedh shumë ushqim, ndërsa tepricën e ushqimit, vetëm një pjesë e caktuar e komunitetit të biznesit di ta mbulojë atë tepricë”- tha Dushko Hristov, Banka për ushqim.


Në Maqedoni nuk ka ligj që saktë paraqet ushqimin e tepërt. Nuk dihet cilët janë operatorët joprofitabil që duhet ta shpërndajnë ushqimin tek ata që kanë më së shumti nevojë, e as që ka një listë të prodhimeve që mundet dhe duhet të dhurohen. Kjo është vetëm një pjesë e rezultateve të hulumtimit.

Ndryshime duhet të pësojnë Ligji për donacione dhe spoznorizim të veprimtarive publike, por edhe Ligji që ka të bëjë me politikat tatimore, për shkak të lirimit dhe stimulimit të bizneseve nga operatorët për ushqim që të ketë interes për dhurimin e ushqimit”- theksoi Svetllana Cërvenkovska nga Shoqata maqedonase e juristëve të rinj.

Në Maqedoni brenda vitit hidhen rreth 10 mijë tonë ushqim në vlerë prej 12 milionë euro. Nga ana tjetër, thuajse gjysmë milion qytetarë të vendit nuk mund t’i lejojnë vetes tre vakte në ditë./Alsat-M/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori