LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, subvencione për ndërrimin e automjeteve të vjetra për automjete të reja

Maqedoni, subvencione për ndërrimin e automjeteve të vjetra për automjete të reja

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi tha se do të ketë subvencione prej 2.000 deri 3.000 euro për të gjithë qytetarët që duan të ndërrojnë automjetet e vjetra për automjete të reja.

Se çfarë kritere duhet të plotësojnë qytetarët për të fituar ndihmën shtetërore ende nuk është definuar, por me siguri kusht do të jenë të hyrat në familje, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Është e palogjikshme dikush të blejë automjet që kushton 30.000 apo 40.000 euro, dhe të fitojë subvencione”, tha ministri Bekteshi duke sqaruar masat.

Subvencionimi është një ndër masat që u përfshinë në Ligjin e ri për automjete dhe që u votua dje nga Kuvendi.

Janë paraparë edhe subvencione për lëndë tjera djegëse, po nuk nuk dihet nëse me këtë masë do të përfshihen të gjithë ata që këtë vit kanë vendosur plin tek automjetet e tyre.

Fillimi i kësaj mase varet nga rebalanci i buxhetit. Nëse buxheti shtetëror i mbulon shpenzimet, Ministria e Ekonomisë do të sigurojë para që masat të fillojnë që nga ky vit, por nëse nuk sigurohen para atëherë subvencionimi do të fillojë vitin e ardhshëm.

Afishet ngjitëse ekologjike nuk do të jenë të obligueshme, por megjithatë automjetet që nuk do të posedojnë afishe nuk do të mund të qarkullojnë nëpër komunikacion kur autoritetet lokale do të vendosin regjim të posaçëm për shkak të ndotjes së ajrit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori