LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, sot shënohet dita botërore e personave me sindromin Down

Maqedoni, sot shënohet dita botërore e personave me sindromin Down

Në organizim nga shoqata “Trisomija 21” sot do të shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave me Sindromën ‘Down’ – 21 mars në mënyrë që të jepet mbështetje për këta fëmijë dhe të rinjë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në kuadër të skenës së vogël në ndërtesën e re të Teatrit Kombëtar maqedonas, katërmbëdhjetë fëmijë dhe të rinjë – anëtarët më të populluar dhe më të vjetër të shoqërisë për të ndihmuar njerëzit dhe mbështetur personat me sindromën Down, do të performojnë me shfaqen “Pinokio”, dhe do të paraqesë disa shfaqje muzikore. Do të ketë edhe një numër të vallëzimeve të anëtarëve të shoqatës, si dhe performanca të grupit folklorik të studentëve të Akademisë së Muzikës.


Shfaqja “Pinokio”, në të cilën aktorët janë fëmijët dhe të rinjtë me sindromën Down, është prodhimi i dytë i pavarur i kësaj shoqate si rezultat i përpjekjeve vullnetare të prindërve në shfaqjen “Në botën e përrallave”, e cila është kryer në “Teatrin për fëmijë dhe të rinj” në 2014.

Shoqata ka për qëllim që në aktivitetet e saj të përfshijë sa më shumë njerëz me sidnromin Down për të nxitur entuziazmin dhe motivojë ata njerëz me potenciale me nevoja të veçanta. Motoja e kësaj shoqate është – Të gjithë ne mundemi, nëse përpiqemi dhe nëse dëshirojmë! /Telegrafi/