Qeveria ka vendosur që këtë vit të hapë tetë institucione të reja kombëtare, ndërkohë që pohon publikisht se po punon për një projekt për riorganizimin dhe uljen e numrit të institucioneve. Ndërkohë sipas raporteve të Ministrisë së Shoqërisë Informatike, në tetë vitet e fundit janë hapur 74 institucione të reja. Nën ombrellën e Ministrisë së Kulturës, janë hapur shtatë institucione të reja kombëtare për të cilat ministrja e Kulturës, Biserka Kostadinovska Stojçevska, do të duhet të emërojë u.d drejtorë dhe anëtarët e bordeve drejtuese, të ndajnë prona për të akomoduar para nga buxheti. Fjala është për institucionet “Dhjetë ditët e Republikës së Krushevës”, “Galeria e Gostivarit”, Manifestimi “Kongresi i Ditëve të Buzëqeshjes”, Orkestrën e Muzikës Jazz dhe Orkestrën Kamertale të Manastirit, Ansambli i Muzikës – Tetovë dhe Qendra për kulturën e komunitetit turk.
Gjithashtu, muajin e kaluar Qeveria vendosi që në Tetovë të themelohet Konvikti Shtetëror i Studentëve me 300 shtretër, për financimin e të cilit do të duhet të kujdeset MASH.
Këto vendime vijnë në një kohë kur qeveria pretendon prej vitesh se po punon për një projekt për riorganizimin e administratës shtetërore, i cili duhet të zvogëlojë numrin e institucioneve, veçanërisht atyre që kanë kompetenca të mbivendosura. “Vendosja e procedurës së veçantë për vlerësimin paraprak të nevojës për krijimin e organeve të reja me qëllim zbutjen e rrezikut nga “rritja e pajustifikuar e shpejtë dhe e papritur” e organeve të reja”, thuhet në programin vjetor të Qeverisë për vitin 2023. Nga raporti i skriningut thuhet se bëhet fjalë për një pilot-projekt i zbatuar nga Ministria e Shoqërisë Informatike, Ministrisë së Bujqësisë dhe Ministrisë së Ekonomisë. Me të, parashihet që këto tri ministri në këtë fazë të riorganizojnë punën dhe t’i shfuqizojnë ato organe ku ka mbivendosje të përgjegjësive, që është dukuri e zakonshme në institucionet e Maqedonisë.
E ndërsa qeveria deklaron publikisht se do të reduktojë numrin e institucioneve në tetë vitet e fundit nga 2016 deri më 2023, numri i institucioneve të reja u rrit me 74. Në vitin 2016, numri i përgjithshëm i institucioneve në sektorin publik ishte 1291, ndërsa në dhjetor 2022, ky numër u rrit në 1354 institucione, sipas raporteve të MSHIA-së.
Komunat dhe Qyteti i Shkupit paraqiten si themelues të numrit më të madh të institucioneve në sektorin publik. Gjegjësisht, nga gjithsej 1.354 institucione të sektorit publik, 821 janë themeluar nga komunat dhe Qyteti i Shkupit, që paraqet 60,7%. Numri më i madh i institucioneve janë institucionet publike, të cilat janë gjithsej 920, të themeluara në vitin 2022, ndërsa në vitin 2016 numri i tyre ishte 890. Që do të thotë se pothuajse gjysma e institucioneve të reja në shtatë vitet e fundit janë institucione publike. Sipas të dhënave në raportet e MSHIA, arsimi dhe kultura janë të dytat në listë për nga rritja e numrit të institucioneve. Në shtatë vitet e fundit, përfshirë edhe të rejat e këtij viti, janë hapur gjithsej 20 institucione të reja në kulturë, ndërsa në arsim numri i tyre është 11, ndërsa në shëndetësi janë mbyllur gjithsej 7 institucione. Numri i ndërmarrjeve publike në këto tetë vite nuk ka mbetur më i vogël, nga 129 në vitin 2016 është rritur në 155 në vitin 2022.
Sipas raportit të fundit të shqyrtimit të BE-së të publikuar në korrik të këtij viti, një nga problemet në zbatimin e reformës për riorganizimin e administratës shtetërore qëndron në rezistencën e disa zyrtarëve. Zbatimi i reformës së planifikuar të organizimit shtetëror pritet të vazhdojë deri në vitin 2024, pasi të ketë përfunduar faza pilot në tre ministritë që dolën vullnetarë. “Në varësi të rezultateve, më pas do të shtrihet edhe në ministritë e tjera. Ka njëfarë rezistence nga drejtuesit e institucioneve të caktuara ndaj reformave të planifikuara”, thuhet në raport. Premtimet për optimizimin e administratës publike, uljen e numrit të institucioneve dhe punonjësve vijnë prej vitesh nga kjo qeveri. Nuk janë të rralla kritikat e drejtuara nga vetë zyrtarët ndaj administratës publike dhe drejtimit të institucioneve nga persona të emëruar nga partitë në pushtet.
“Në Maqedoni ka institucione që as nuk e dinë se cilat janë detyrat e tyre, çfarë shërbimesh ofrojnë!”, tha Azir Aliu, ministri i MSHIA, për media. (koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Humb kontrollin e mjetit dhe bie në Lumin Lana, vdes shoferi
“Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, biznesmeni në Shqipëri bie pre e mashtrimit
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak