LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, shpejtësia mesatare e internetit është 7.4 MBs

Maqedoni, shpejtësia mesatare e internetit është 7.4 MBs
Foto: Ilustrim

Shpejtësia mesatare e internetit në Maqedoni më vitin e kaluar ishte 7.4 megabajt për sekondë, që paraqet një rritje prej 1.3 megabajt për sekondë në raport me vitin 2015, kur ishte 6.1 megabajt për sekondë. Sipas hulumtimeve të Kompanisë “Akamai” që merret me dërgimin e përmbajtjeve në internet deri tek shfrytëzuesit në tërë botën, të publikuar në muajit qershor të vitit 2016, në nivel rajonal, Maqedonia është e katërta në rajon sipas shpejtësisë së internetit, shkruan gazeta KOHA. Para Maqedonisë renditen Bullgaria me 15, Sllovenia me 13.3 dhe Serbia me 9.7 megabajt për sekondë.

Nga ana tjetër, Maqedonia ka internet më të shpejtë, si njësi matëse e transferit të të dhënave në teknologjinë informatike, edhe se shtetet e BE-së si Kroacia me 6.9, dhe Greqia me 6.8 megabajt për sekondë. Lidhje më të ngadalshme interneti se Maqedonia kanë edhe Mali i Zi me 4.5, Shqipëria me 6 .0 dhe Bosnje e Hercegovina me 7.2 megabajt për sekondë.


Nga ana tjetër, internet më të shpejtë në Evropë kanë Norvegjia me 18.5, Suedia me 18.1 dhe Zvicra me 17.5 megabajt për sekondë. Bile këto shtete kanë internet më të shpejtë edhe se Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 15.2 megabajt për sekondë. Ekspertët e teknologjisë informatike shpjegojnë se shpejtësia e lartë tregon fluksin e transferimit e të dhënave nëpërmjet internetit, përtej një shpejtësie të shprehur në kilobajtë/sekondë (kb/s) apo megabajt/sekondë (mb/s). Termi i shpejtësisë së lartë varet nga shfrytëzimet që i bëjmë, për shembull, disa kb/s për të dërguar një mejl, më së paku 2 mb/s për të shikuar një video në internet e kështu me radhë. Gjithashtu, shpejtësia e lartë mundëson që të hulumtohet në internet, të shikohet televizion, të dëgjohet radio, të shkarkohen dokumente, telefoni edhe përmes videos etj. Në aspektin profesional, shpejtësia e lartë e internetit, mundëson transmetimin e një sasie të rëndësishme informatash, organizimin e mbledhjeve me video-konferencë…

Raporti i Akamait tregon se shtetet më të fuqishme ekonomike në botë, kanë edhe shpejtësinë më të madhe të internetit dhe anasjelltas, shtetet me nivel më të ulët të zhvillimit ekonomik si një pjesë e madhe e vendeve afrikane të Azisë së Mesme si dhe të Amerikës Jugore, kanë shpejtësinë më të ulët të internetit. Andaj edhe teknologjia e informacionit ka ndikuar në ecurinë e marrëdhënieve ekonomike, duke e bërë atë jetike për zhvillimin ekonomik të botës perëndimore, dhe sidomos të shteteve në zhvillim. Në ndërkohë, në shkallë botërore, Evropa renditet ndër kontinentet që zbaton një shpejtësi të lartë sa i përket internetit falë tregjeve të hapura, infrastrukturës dhe përpjekjeve për kërkime në teknologji. Gjithsej në kontinentin tonë ekzistojnë mbi 600 milionë përdorues të internetit prej 743 milionë banorë, ndërsa bota ka 3,345 miliardë përdoruesve të internetit ose 46.1 për qind e popullsisë së përgjithshme botërore.

Bashkimi Evropian që nga maji 2015 ka miratuar një strategji në lidhje me krijimin e një tregu të vetëm digjital (Digital Single Market), sipas të cilit deri në vitin 2020 do t’i jepet çdo qytetari evropian qasje për internet me shpejtësi 30 Mbps. Në anën tjetër do të garantohet ofrimi i shërbimit 5G për çdo kryeqytet të shteteve anëtare të BE-së deri në 2020-n.

Në fund vlen të theksohet studimi i Komisionit Evropian mbi internetin broadband apo me zgjerim në Evropë të publikuar në vitin 2015 lidhur me shpejtësinë, çmimin dhe mbulimin. Në BE, abonentët e shërbimit të interneti mesatarisht përfitonin vetëm 75 për qind të shpejtësisë së internetit të reklamuar nga kompania. Kjo shifër ngelet e njëjtë krahasuar me një vit më parë. Pavarësisht investimeve të vazhdueshme në rrjetet broadband, i cili rriti edhe shpejtësinë mesatare të internetit nga30 Mbps në 2013 në 38 Mbps në 2014-ën, diferenca mes shërbimit të reklamuar dhe atij të përfituar ngelet po e njëjta. Është interesante të përmendet edhe fakti se në vitet e kaluara në Evropë, interneti ishte më i qëndrueshëm në rrjetet kabllore dhe ato me fibër optike sesa në teknologjitë tjera si xDSL. Gjithashtu shpejtësisë e internetit në Evropë janë më të larta sesa ato që ofron në SHBA.

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori