LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, shpallet konkursi për pranim të studentëve në konvikte

Maqedoni, shpallet konkursi për pranim të studentëve në konvikte

Ministria e Arsimit dhe Shkencës publikoi konkursin për pranim të studentëve të regjistruar në studime deridiplimike në konviktet shtetërore për vitin akademik 2021/2022.

Sipas konkursit, për vitin akademik 2021/2022 janë siguruar 5.235 shtretër në konviktet shtetërore, prej të cilave 1.249 janë për studentë të vitit të parë, ndërsa 3.986 shtretër janë për studentë të vitit të parë, dytë, tret, katërt, pestë dhe të gjashtë.


Të drejtë për t’u pranuar kanë studentët e rregullt që janë shtetas të Maqedonisë dhe ndjekin mësimin jashtë vendbanimit, studentët pasdiplomikë që kanë më pak se tetë semestra dhe të mos përsërisin vit akademik.

Studentët që i përmbushin kushtet e konkursit, mund t’i paraqesin dokumentet në ueb-faqen http://e-uslugi.mon.gov.mk, ndërsa nëse nuk kanë mundësi të aplikojnë në mënyrë elektronike, aplikimin e shkruar me dokumentacionin e nevojshëm e dërgojnë në konvikt.

Afati për paraqitje për studentët e vitit të dytë dhe më lartë është nga 26 korriku dhe do të zgjasë deri më 20 gusht. Afati për vitet e para fillon më 6 shtator dhe do të zgjasë deri më 24 shtator./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori