LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, shkolla pa tualete, ujë dhe rrymë

Maqedoni, shkolla pa tualete, ujë dhe rrymë

Në Maqedoni ka ende shkolla, të cilat e marrin ujin nga bunari apo furnizohen me cisterna dhe mënyra të tjera të konsumimit të ujit, jo të rëndomta për shekullin XXI. Për më tepër se kaq, ka shumë shkolla të cilat nuk janë të lidhura as me rrymë elektrike, nuk kanë lidhje me kanalizim, qoftë ky në rrejt publik apo në gropa septike, ashtu sikurse ka ende shkolla të cilat nuk posedojnë tualete as brenda në shkollë dhe as jashtë në oborr të saj, shkruan gazeta KOHA.

Fatkeqësisht, kur janë në pyetje mungesa të këtilla – nuk mund të flasim vetëm për objekte shkollore të ndërtuara shumë vite përpara, pasi kategorisë së këtyre shkollave u janë shtuar edhe objekte të cilat janë ndërtuar viteve të fundit.

Kështu për shembull, objekti i ri shkollor që u ndërtua para dy viteve për nxënësit e Slivnikut, në Komunën e Velesit nuk ka brenda dhe as në oborr të shkollës një vend ku nxënësit mund të kryejnë nevojat fiziologjike. MASH dhe Komuna e Velesit, si investitorë të këtij ndërtimi, nuk u kujdesën jo vetëm për tualete, por nuk siguruan as ujë të pijshëm. Shkolla në fjalë nuk është e lidhur me kurrfarë rrejti të kanalizimit apo ujësjellësit, nuk ka as gropa septike, as bunar, cisternë apo mënyrë tjetër për furnizimin më ujë.

Një rast të ngjashëm shënon edhe shkolla fillore në fshatin Luboten, e ndërtuar para më shumë se dy dekadave apo edhe shkolla fillore e fshatit Bllacë, e ndërtuar rreth 50 vite më parë. Mund të tingëllojë e çuditshme, por në Maqedoni ka edhe shkolla të cilat nuk kanë rrymë elektrike. Në raportin e Entit Shtetëror të Statistikave për gjendjen e shkollave në vitin 2016, raportohet se sot e kësaj dite ka shkolla, të cilave nuk u ka shkuar ende rryma elektrike dhe të tilla janë pesë shkolla fillore. Ndërkaq, numri i shkollave pa tualete, kanalizim dhe ujësjellës – është shumëfish më i madh.

Nga 1342 objekte në të cilat zhvillohet mësim i të gjitha kategorive dhe llojeve arsimore, sa i takon gjendjes që kanë shkollat me çështjen e ujit situata është jo edhe aq fatlume. Në 40 shkolla (38 fillore dhe 2 të mesme) uji sigurohet nga bunari, në 63 me hidrofor, në një me cisternë, kurse në 55 shkolla e sigurojnë ujin me kova apo shfrytëzojnë forma tjera të sjelljes së ujit deri në shkollë. Vetëm 1183 shkolla janë të kyçura me rrjetin publik të ujësjellësi.

Mirëpo, gjendja vështirësohet ende më shumë për shkak të mungesës të kanalizimit, të cilin e vuajnë numër ende më i madh i shkollave. Vetëm 757 objekte (nga 1342 gjithsej) e kanë të rregulluar sikurse duhet këtë çështje, pra janë të kyçura në rrjetin e kanalizimit publik. Të tjerat, ose shfrytëzojnë gropa septike (436 objekte) ose nuk kanë fare kanalizim (149). Për pasojë, parakushtet për mbajtjen e higjienës personale dhe të shkollës në përgjithësi janë jashtëzakonisht të limituara. Kur jemi te nyjet sanitare (tualetet e shkollave), në Maqedoni nuk është vetëm problemi i mirëmbajtjes ose jo të tyre apo edhe ai i nivelit të pastërtisë. Sot e kësaj dite në flasim për mungesën e potë të tyre.

Në nivel shteti janë 38 shkolla të cilat nuk kanë fare tualete, ndërsa 252 objekte i kanë tualete jashtë objektit, në oborr të shkollës. Por edhe këtu, jo të gjitha tualetet janë me sistemin e rrjedhjes (vetëm 125 me rrjedhje) ashtu sikurse e kanë këtë problem edhe 14 shkollat që i kanë tualetet brenda hapësirave shkollore.

Shkollat padyshim se dallojnë shumë njëra me tjetrën edhe sa u takon kushteve tjera fizike, si mënyra dhe lënda e ngrohjes apo edhe viti i ndërtimit të objekteve. Ndërtimi i rreth 200 objekteve shkollore daton që para vitit 1945 edhe atë 64 në periudhën e viteve 1900-1929 dhe 129 objekte në periudhën e viteve 1930-1945. Shkolla të ndërtuar gjatë tre dekadave të fundit nuk janë edhe as shumë në numër. Siç bëhet e ditur në raportin e ESHS-së, vetëm 187 objekte janë të ndërtuara në periudhën e viteve 1998-2016 e që në numrin e përgjithshëm të objekteve, nuk përbën as 14 për qind. /koha.mk/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori