LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, rritet numri i shfrytëzuesve të energjisë elektrike të subvencionuar

Maqedoni, rritet numri i shfrytëzuesve të energjisë elektrike të subvencionuar

Të dhënat e fundit të Elektro Ekonomisë së Maqedonisë tregojnë se subvencione shfrytëzojnë 374 shkolla fillore dhe të mesme, 244 kompani të prodhimtarisë së ushqimit dhe 57 ndërmarrje komunale të ujit.

Me qindra biznese, shkolla dhe ndërmarrje publike nga muaji dhjetor kanë filluar të shfrytëzojnë energji elektrike më të lirë të subvencionuar nga shteti. Prej tyre konsumatorët e industrisë ushqimore e fitojnë rrymën me një kosto prej 80 euro për megavat orë, ndërsa shkollat dhe ndërmarrjet e ujit e fitojnë me kosto prej 95 euro për megavat orë. Të dhënat e fundit të Elektro Ekonomisë së Maqedonisë tregojnë se subvencione shfrytëzojnë 374 shkolla fillore dhe të mesme, 244 kompani të prodhimtarisë së ushqimit dhe 57 ndërmarrje komunale të ujit. Me këtë është rritur në 675 numri i subjekteve që kanë filluar nga muaji dhjetor të shfrytëzojnë rrymën e mbështetur me subvencione nga ekzekutivi. Njëherësh, ato që nuk kanë parashtruar aplikacionin për shfrytëzimin e kësaj ndihme qeveritare kanë afat edhe dy javë apo deri më 20 janar që të parashtrojnë dokumentacionet e nevojshme për shfrytëzimin e rrymës me subvencion nga një shkurti. Apo kanë afat edhe ato që deri tani kanë parashtrua dokumentacionin jo të kompletuar.


Nga Elektro Ekonomia e Maqedonisë thonë se edhe viti i kaluar, po edhe ky janë sfidues dhe të rëndë në aspektin energjetik. Duke shtuar se në 2022-ën, shteti menaxhoi si duhet me krizën e rrymës ashtu edhe atë të ngrohjes. Numri një i Elektro Ekonomisë së Maqedonisë, Vasko Kovaçevski vlerëson se si kompani me sukses e kanë kryer misionin në një kohë të vështirë, duke siguruar energji elektrike dhe ngrohje për qytetarët, institucionet, ekonominë dhe duke kaluar asnjë ditë pa restrikcione të rrymës.

“Në vitin 2022 kemi rritur prodhimin me 27 për qind në raport me një vit më parë. Plani për vitin 2023 është rritja e prodhimit të energjisë elektrike me rreth 20 për qind në raport me vitin 2022. Ne arritëm të vendosim në funksion të gjitha kapacitetet prodhuese vendore të energjisë elektrike, duke ulur kështu varësinë nga blerja e energjisë elektrike të shtrenjtë. Prodhimi vendor është më i lirë, andaj edhe po e rrisim”, thekson Kovaçevski. Sipas tij, në kohë krize janë reduktuar ndjeshëm edhe kostot e prodhimit dhe kostot joproduktive. Kështu, kemi arritur të mbajmë çmimin e energjisë elektrike më të ulët për qytetarët dhe bizneset e vogla. Duke shtuar më tej se me një menaxhim të mirë, EEM ka arritur të sigurojë sasi të mjaftueshme të thëngjillit, mazutit dhe gazit natyror. “Kemi kontrata të qëndrueshme dhe stabile për blerjen e energjisë, si dhe për nevojat e tjera për procesin e prodhimit. Gjatë krizës energjetike ne iu përgjigjëm të gjitha detyrimeve të Qeverisë. Kemi siguruar 100 për qind rrymë për qytetarët dhe bizneset e vogla, si dhe furnizojmë me energji më të lirë spitalet, shkollat, ujësjellësit, objektet ushqimore, si dhe shumicën e institucioneve vitale në vend”, thekson Kovaçevski.

Në ndërkohë lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski ka akuzuar elektranat shtetërore për menaxhim të keq dhe harxhim jo me nikoqirllëk të të hollave të popullit. “Nga një kompani fitimprurëse, të cilën e lashë me 25 milionë euro depozita bankare dhe rreth 6-7 milionë euro në llogari, pa borxhe, me paga të paguara, për vetëm pesë vjet arritën ta bëjnë humbësin më të madh në Maqedoni”, thotë Mickoski.

Ai thekson së në vitin 2022 nga buxheti qendror, sipas të dhënave që janë publike dhe që disponojnë Financat e Hapura , janë transferuar rreth 200 milionë euro në EEM.

“Më shumë se 200 milionë euro, kjo nuk ka ndodhur. Më kujtohet në vitin 2015, 2016, 2017, atëherë ELEM-i, dhe sot EEM, ka transferuar para në ndërmarrjet tjera publike që punëtorët e atyre ndërmarrjeve publike të marrin paga”, shprehet Mickoski. Ai ka akuzuar edhe për keqpërdorime në tenderët e kësaj kompanie. Njëherësh ka theksuar se nëse qeveria nuk ofron para vetëm për EEM. “Posta dhe Ekonomia e ujërave janë qerasur me 180 milionë denarë të holla të popullit, edhe pse janë ndërmarrje aksionare që duhet vetë të financohen. Posta ka përfituar 70 milionë denarë si ndihmë për riorganizim, ndërsa Ekonomia e Ujërave ka fituar 110 milionë denarë për funksionimin e rregullt. Këto kompani me vite marrin të holla të popullit, ndërsa mungon llogaridhënia për harxhimin e të hollave”, shton ai.(koha.mk)

Në trend Lajme

Më shumë
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori