LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, romët në numër të madh regjistrohen në fakultet

Maqedoni, romët në numër të madh regjistrohen në fakultet

Numri i studentëve romë t arsimit të lartë po rritet, thotë shoqata rome “Verizitas” ku studentët romë nga fakultete të ndryshme në gjithë Maqedoninë përmirësojnë qëndrueshmërinë e tyre gjatë studimeve, arritjeve të tyre akademike dhe kapacitetet personale.

Kenan Tair nga Shkupi është në vitin e fundit në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe thotë se nëse diplomon në muajin janar, ashtu siç planifikon ai, me siguri do të jetë i diplomuari i parë rom në këtë fakultet.


Mësimet joformale dhe shkathtësitë i ka marrë përmes projekteve Roma Verzitas, ku studentëve romë përmes tutorisë, menotrimit, bibliotekave dhe mjeteve të tjera u ofrohen mbështetje akademike dhe informale, si dhe mbështetja për zhvillimin personal, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Statistikat nga kjo shoqatë thonë se në vitin shkollor 2017/18 janë regjistruar 235 studentë romë në fakultetet maqedonase dhe në periudhën nga viti 2004 deri në vitin 2018, studentët romë më së shumti dëshirojnë të studiojnë në Fakultetin e Filozofisë, mjekësi, filologjik, pedagogjik dhe në Fakultetin ekonomik.Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori