LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, rishikimi i buxhetit në shtator

Maqedoni, rishikimi i buxhetit në shtator

Pagat e rritura me 10 për qind, pagesa e kompensimit për pushim në sektorin publik, kërkojnë edhe burime të reja financiare nga arka e shtetit. Mjetet pritet të sigurohen me rishikimin e buxhetit në muajin shtator.

Pagat e rritura me 10 për qind, pagesa e kompensimit për pushim në sektorin publik, si dhe pagat me 78 për qind të rritjes për funksionarët, kërkojnë edhe burime të reja financiare nga arka e shtetit. Mjetet pritet të sigurohen me rishikimin e buxhetit në muajin shtator, apo analizën e shkurtimeve në sektorë të caktuar si dhe të hyrjes dhe daljes së mjeteve në arkën e shtetit. Ministri i Financave Fatmir Besimi, thotë se nuk do të ketë huazime të reja, por rishqyrtim të buxhetit si dhe shkurtimeve të disa shpenzimeve të caktuara me të cilat do të sigurohen mbi 40 milionë euro shtesë deri në fund të vitit. “Mjetet e nevojshme për zbatimin e kësaj marrëveshjeje këtë vit do të sigurohen me rebalancin apo rishpërndarje vetëm në anën e shpenzimeve që do të miratohet nga Kuvendi gjatë muajit shtator. Pra, mjetet do të kërkohen me rishpërndarje ndërsa nuk do të rritet deficiti i buxhetit”, shton Besimi.


Nga ana tjetër, pritet që me marrëveshjen e arritur me sindikatat të mbulohen 129 mijë të punësuar në administratën publike të pushtetit qendror dhe vendor, pra përdorues buxhetor, ndërmarrje publike në nivel lokal dhe qendror, komuna etj. të cilët sipas marrëveshjes do të përfitojnë 10 për qind më shumë paga nga shtatori 2023, pagesa K-15 për vitin 2023 në vlerë prej 10.000 denarë, K-15 nga viti 2024 në vlerë prej së paku 30 për qind të pagës mesatare neto dhe metodologji lidhur me koeficientin e shumëzuar me pagën mesatare bruto nga marsi 2025.

Përskaj rritjes së punonjësve edhe afër 1000 funksionarë të emëruar dhe zgjedhur me pagat e muajin prill kanë marrë rritje me 78 për qind, që nënkupton mjete shtesë në arkën e shtetit prej 15 milionë euro në vit, apo afër 960 milionë denarë për një vit. Bëhet fjalë për shpenzime të paplanifikuara buxhetore, duke qenë se masa hyn në fuqi pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, i cili shfuqizoi dy nene të Ligjit për paga dhe shpërblime të zyrtarëve, duke mundësuar kështu rritjen e pagave të zyrtarëve shtetërorë për 78 për qind.

Nga Ministria e Financave, thonë se mjetet për pagesën do të sigurohen me ri dedikim. Apo me fjalë të tjera, mjetet sigurohen me rialokimin nga pozitat tjera për të paguar pagat e zyrtarëve dhe këtë e bën çdo institucion me pëlqimin e Ministrisë së Financave. Nga ky dikaster presin edhe arritjen e zgjidhjes edhe për kërkesat e punonjësve në Doganë dhe Drejtorinë për të Ardhura Publike, si ajo e arritur për Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive, në lidhje me kërkesat e punonjësve në Drejtorinë e të Ardhurave Publike dhe në Drejtorinë doganore, ku tashmë po zhvillohen negociata me ndërmjetësimin e një ndërmjetësi. Mirëpo punonjësit e këtyre institucioneve thonë se një marrëveshje mes qeverisë dhe sindikatave për paga më të larta në sektorin publik, nuk i zgjidh edhe problemet e tyre. Ato kërkojnë që t’u paguhet shtesa e pagës prej 30 për qind, që sipas tyre ju takon sipas ligjit. (koha.mk)

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori