Maqedoni, qeveria pret rritje më të lartë ekonomike seç parasheh Banka Botërore
Maqedonia e Veriut vitin 2019 do ta përmbyllë me një rritje ekonomike prej 3.1 për qind, bazuar në parashikimet e Bankës Botërore, e cila ka reviduar parashikimin e parë prej 2.9 për qind. Në raportin e publikuar, vlerësime pozitive janë dhënë për uljen e papunësisë në 17 për qind, por në përmbajtjen e tij ka edhe vërejtje sa i përket produktivitetit.
“Pagat janë rritur, por paralelisht me këtë duhet të ketë edhe rritje të produktivitetit. Rekomandimi ynë nuk ka të bëjë me mosrritjen e pagave, por kjo duhet të bëhet në mënyrë të mençur, me përpjekje për rritjen edhe të produktivitetit në ekonomi”, thuhet në raportin e Bankës Botërore, që përmban edhe aspekte tjera në politikën e Qeverisë në ekonomi.
Nga Qeveria, ndërkohë, pritjet janë që rritja ekonomike këtë viti të arrijë deri në 3.5 për qind, bazuar sipas të dhënave të Entit të Statistikës.
“Ne, si Qeveri, presim që përfundimisht vendi ynë të lundrojë në ujëra më të qeta sa i përket ekonomisë. Sipas të dhënave të Entit të Statistikës, investimet e përgjithshme në gjysmën e dytë të vitit janë rritur për 11 për qind, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ky është një parametër i rëndësishëm se investimet po shënojnë rritje”.
“Me rëndësi është se kemi edhe rritje të pagave neto prej 10 për qind në dy vitet e fundit dhe detyrimisht se kjo reflektohet edhe në shpenzimet e konsumit publik. Të gjitha këto të dhëna na bëjnë të besojmë se këtë vit do të kemi rritje deri në 3.5 për qind”, ka deklaruar zëvendëskryeministri Koço Angjushev, përgjegjës për çështjet ekonomike.
Ai më tej është ndalur edhe në luftimin e papunësisë: “Sa i përket papunësisë, ajo është në nivelet më të ulëta dhe në periudhën e dytë të këtij viti qëndron në shifrën e 17.5 për qind. Në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ishte 22.6 për qind. Gjatë kësaj periudhe janë punësuar rreth 55 mijë persona. Politika e luftimit të papunësisë do të vazhdojë sikur edhe ajo e rritjes së pagave”.
Por, njohësit e çështjeve ekonomike, thonë se duhet pritur ende për të dalë me rezultate për rritje të ekonomisë. Alaudin Zeqiri, profesor i Ekonomisë në Universitetin e Tetovës, thotë se përveç në ndërtimtari, në asnjë sektor tjetër nuk janë regjistruar rezultate pozitive, në veçanti në investimet e jashtme ku kanë dështuar parashikimet.
“Duhet ta llogarisin edhe tremujorin e fundit që t’i bëjmë parashikimet për arritjen ose jo të stabilitetin ekonomik. Duhet ta kemi të qartë se mungesa e investimeve kapitale ka pasur efektin domino në ekonomisë vendore. Përveç ndërtimtarisë, asnjë sektor tjetër nuk ka ndikuar në rritjen e ekonomisë”, vlerëson Zeqiri.
Ai nuk pajtohet edhe me të dhënat për uljen e papunësisë, duke i konsideruar si të dhëna joreale meqë, sipas tij, ky sektor nuk ka regjistruar rritje të punësimeve.
“Këto të dhëna nuk janë reale, sepse imagjinoni punëdhënësi kryesor në vend ende është sektori shtetëror dhe publik. Dhe, nëse e marrim si kategori të veçantë se sa sektori privat dhe inkubatorët e sektorit privat kanë pasur në tërheqjen e fuqisë punëtore, do të shohim se kemi një pasqyrë tjerë. Mendoj se në këtë çështje duhet të bëhet një plan askional se si të zbutet kjo papunësi”, thotë Zeqiri.
Sipas ekspertëve, Maqedonia e Veriut, viteve të fundit nuk ka shënuar ndonjë rezultat sa i përket investimeve të huaja, ndërsa faktorët që kanë ndikuar në hezitimin e tyre për të investuar në vend, kryesisht kanë të bëjnë me problemet në Gjyqësor, krizat e herëpashershme politike dhe procedurat burokratike që mbeten ende të pranishme, pavarësishtangazhimit të Qeverisë për thjeshtësimin e tyre./rel/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku – Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia
Gjendet e vdekur një grua në Obiliq, policia jep detaje
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Sot harroni të gjitha hallet, ZBRITJA në Deals me na shku huq nuk na falet
Më të lexuarat
Njëri nga të kërkuarit për tentim vrasjen në Prishtinë e kishte rrahur reperin Fero në vitin 2018
Stradner: Vuçiq dhe Dodik po përgatisin jetësimin e idesë për "botën serbe"
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit
Mësohet se kush, përveç Serbisë, votoi kundër rekomandimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Hoxha: Grupe kriminale serbe po përgatiten për sulm në veri
"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes