LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, protesta e dytë e prindërve që janë në pushim të lehonisë dhe që kanë fëmijët deri në gjashtë vjet

Maqedoni, protesta e dytë e prindërve që janë në pushim të lehonisë dhe që kanë fëmijët deri në gjashtë vjet

Prindërit e fëmijëve deri në moshën 6-vjeçare dhe prindërit të cilët janë në pushim të lehonisë sot pasdite sërish dolën në protestë para Qeverisë për të kundërshtuar kthimin në punë më 233 shtator.

Ata kërkojnë që të respektohet rekomandimi i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse që të vazhdohet pushimi i lehonisë deri më 31.12.2020.


Sipas tyre, me rastet e reja e të infektuarve në çerdhe në rrezik ndodhen fëmijët.

Sipas këtij vendimi qeveritar, të gjithë prindërit e fëmijëve deri në moshën 6 vjet, që deri tani ishin të liruar nga puna, duhet të kthehen në punë më 23 shtator./Telegrafi/