LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Projektligji për të huajt mori dritë jeshile në leximin e parë

Maqedoni: Projektligji për të huajt mori dritë jeshile në leximin e parë

Komisioni Kuvendor për mbrojtje dhe siguri dha dritën e gjelbërt pas leximit të parë të Projektligjit për të huajt. Ligji është pjesë e planit 3-6-9 dhe është dërguar më hërët për shqyrtim në Komisionin Evropian, vërejtjet e së cilës janë marrë parasysh. Ministri i Brendshëm, Oliver Spaskovski, si propozues i këtij ligji, thotë se Ligji për të huajt është i një rëndësie të veçantë për proceset integruese të Maqedonisë dhe në menaxhimin e një krize të mundshme të emigrantëve nga Lindja, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Projektligji për të huajt rregullon hyrjen e të huajve në vend, vizitën, qëndrimin, punësimin, arsimin, shkëmbimin e studentëve dhe kthimin e shtetasve të huaj që qëndrojnë ilegalisht në Maqedoni. Anëtarët e Komisionit deklaruan se me hyrjen në fuqi të këtij ligji, qytetarët e huaj në Maqedoni do të gëzojnë më shumë të drejta. Neni 4 barazon të huajt e ligjshëm me qytetarët e vendit, si nga aspekti i detyrimeve ashtu edhe nga gëzimi i të drejtave dhe lirive.


Ministtritë, për Punë të Brenshme, Punës dhe Politikës Sociale dhe për Arsim ishin kyçe për përgatitjen e këtijë Ligji. Ligji kaloi në Komision me shtatë vota për, asnjë kundër dhe asnjë të abstenuar dhe do të vazhdojë me procedurat e mëtejshme të legjislaturës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori