Maqedoni: Përfundon viti shkollor, nxënësit nga nesër fillojnë pushimin veror
Për rreth 255 mijë nxënës të shkollave fillore dhe të mesme sot është dita e fundit e shkollës për vitin shkollor 2021/2022, pasi nga dita e nesërme fillon pushimi veror.
Viti përfundon në afatin e rregullt, përkundër vonesës së fillimit të gjysmëvjetorit të dytë për dhjetë ditë, për shkak të përkeqësimit të situatës me Covid-19, si dhe humbjes së 12 ditëve të mësimit në prill gjatë grevës së SASHK-ut.
Viti shkollor 2021/2022 ka nisur me prezencë fizike për të gjithë nxënësit.
Për herë të parë që nga mbyllja më 11 mars 2020 për shkak të pandemisë, shkollat u rihapën me kapacitet të plotë shtatorin e kaluar, duke përdorur protokollet e duhura kundër infektimit.
Nxënësit ndiqnin mësimin me maska mbrojtëse deri para rreth dy muajsh kur me rekomandim të Komisionit për Sëmundjet Infektive kjo masë nuk ishte më e detyrueshme për ta.
Risi në vitin shkollor 2021/2022 ishte Koncepti i ri për arsimin fillor i cili filloi të aplikohet në klasën e parë dhe të katërt.
Në vitin e ardhshëm 2022/2023 do të vazhdojë të futet në klasën e dytë dhe të pestë, për të cilat Byroja për Zhvillimin e Arsimit ka hartuar planprograme të reja.
Plani i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës do të futet në faza në të gjitha drejtoritë dhe për pesë vite arsimi fillor nëntëvjeçar do të reformohet tërësisht.
Nga nesër 10 qershor deri më 15 qershor do të zgjasë aplikimi elektronik për regjistrim në shkollat e mesme.
Shërbimi i ri dixhital i prezantuar këtë vit nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të kursejë kohën e nxënësve dhe do të shmangë turmat nëpër objekte shkollore.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert