Përfundoi dita e parë e debatit të amandamenteve për Propozim-buxhetin për vitin 2023 në Komisionin për financim dhe buxhet. Debati vazhdon të premten.

Reklama

Në pjesën e pasdites t[ë debatit nuk ishte pranuar amandamenti i parashtruar nga opozita për shtyrje të zbatimit të tatimimit progresiv.

Zëvendësministri i Financave, Filip Nikollovski theksoi se në Propozim-konceptin për reforma tatimore, i cili kaloi përmes debatit publik, në asnjë moment nuk është bërë fjalë për rritje të tatimeve.

“As tatimi i të ardhurave personale do të rritet, as tatimi i fitimit do të rritet, as tatimi i vlerës së shtuar”, nënvizoi Nikollovski.

Opozita përmes amandamentit kërkoi edhe ulje të akcizës për derivate të lëngshme për 50 për qind. Sipas Igor Zdravkovskit nga VMRO-DPMNE, me pranimin e këtij amandamenti do të ndihmohet ekonomia, posaçërisht i kompanive transportuese.

Reklama
Reklama

Gjatë ditës së sotme nuk u pranua edhe amandamenti nga opozita me të cilin kërkohej ulje e tatimit të vlerës së shtuar prej 18 në 5 për qind për prodhimet për shëndetin menstrual.

Debati i amandamenteve për Propozim-buxhetin zgjatë shtatë ditë, pas çka ai duhet të vihet në mbledhje plenare.