LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Për hekurudhën drejt Bullgarisë për vitin 2021 janë projektuar 1.8 miliardë denarë

Maqedoni: Për hekurudhën drejt Bullgarisë për vitin 2021 janë projektuar 1.8 miliardë denarë

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski pret që në tremujorin e parë të vitit të përzgjidhet kontraktuesi për dy pjesët e para të hekurudhës drejt Bullgarisë.

Ai thotë se ndërtimi i saj është në fokus të Qeverisë, ndërsa me buxhetin e Ministrisë së Transportit për vitin 2021 për këtë hekurudhë në Korridorin 8 janë projektuar 1,8 miliardë denarë.


“Vitin e ardhshëm do ta shpallim tenderin për ndërtimin e dy fazave, e para nga Kumanova deri në Bellanoc për pjesën e mbetur që ka mbetur e pa ndërtuar dhe për fazën e dytë nga Bellanoci deri në Kriva Pallankë. Procedura për përzgjedhjen e kontraktuesit për dy pjesët do të zhvillohet në një tender. Gjithashtu, do të vazhdojmë me mirëmbajtjen e infrastrukturës hekurudhore në Korridorin 10”, ka thënë Boçvarski.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, theksoi se do të jetë i kënaqur nëse në tremujorin e parë arrijnë të zgjedhin kontraktuesin e hekurudhës drejt bullgarisë, projekt i ndërlikuar tre fazat e të cilit kushtojnë rreth 600 milionë euro.