Pushteti përgatit propozim ligj për të shfuqizuar vendimin që personat pas moshës 64 vjeçare respektivisht 62 të mos kenë të drejtë të vazhdojnë punën edhe për dy ose tre vite tjera. Ministrja e punës dhe politikës sociale Carovska thotë se dalja në pension për meshkujt në moshën 64 vjeçe dhe për femrat në moshën 62 vjeçe, do të filtrojë sektorin privat dhe publik, pa ngarkesa të shtuara financiare për shtetin.
“Ligji për Marrëdhënie pune e rregullon çështjen që mund të vazhdohet puna edhe pas 67 vjetëve ose përkatësisht pas 64 vjetëve nëse është e nevojshme. Administrata Publike themi që prej vitesh përpiqemi ta reformojmë dhe ta çlirojmë kështu që me këtë mendoj se përfitojmë një pozicion të favorshëm për të rinjtë që janë kuadër i kualifikuar dhe me kapacitete hynë në tregun e punës. Ata që janë të moshës së shtyrë mund të pensionohen, kurse në sektorin e biznesit nëse kompanitë kanë nevojë që të rritin produktivitetin e tyre me personat e caktuar të moshës së shtyrë mund t’i mbajnë në kompanitë e tyre”, tha Mila Carovska, Ministre e Punës dhe Politikës Sociale.
Se sa persona do të preken nga kjo masë, ende nuk dihet. Kryeministri Zaev tha se pasi të pranojnë propozimin në Qeveri do të dihet numri i saktë. Ai thotë se ky ligj do të jetë i njëjtë për të gjithë si në sektorin publik edhe në atë privat, por për synim kanë që pjesa dërmuese e të pensionuarve para kohe të jetë nga sektori privat. Sipas kryeministrit, ligji nuk do të pengoj punëdhënësit që të vazhdojnë kontratat me të punësuarit pas moshës së propozuar për pensionim./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratiset Enver Sekiraqa, Policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona
U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve
Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve
Kurti priti në takim udhëheqësit e koalicionit VLEN, i përgëzon për rezultatin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore