LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, ndahen 95 bursa në konkursin e parë për studentët e matematikës, fizikës dhe kimisë

Maqedoni, ndahen 95 bursa në konkursin e parë për studentët e matematikës, fizikës dhe kimisë

Njëzet e pesë studentë në studime deridiplomike për matematikë, kimi dhe fizikë do të marrin nga 18.000 denarë në muaj në nëntë muajt e vitit akademik 2016/2017, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.

Ata i kanë përmbushur kushtet në konkursin e parë për këtë lloj bursash, të cilin Ministria e Arsimit Shkencës e shpalli vitin e kaluar që ta stimulojë arsimin në këto fusha për të cilat kuadrot janë deficitare dhe për të ka nevojë në tregun e punës.


Prej 95 bursave të ndara, 38 janë për studentë të regjistruar në programet studimore në matematikë, 29 në kimi dhe 28 për ata që studiojnë fizikë. Vlera e përgjithshme e cila do t’u paguhet shfrytëzuesve të këtij lloji të bursave është pothuajse 15,4 milionë denarë.

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës Spiro Ristovski është i kënaqur nga interesi i madh i studentëve të cilët janë paraqitur për bursat. Sipas konkursit ishin paraparë gjithsej 105 bursa për studentë nga universitetet shtetërore dhe private, prej të cilëve 70 për pjesëtarët e përkatësisë maqedonase dhe 35 për bashkësitë pakicë në Maqedoni, ndërsa suksesi i nevojshëm minimal mesatar në vitet paraprake studimore të kandidatit duhet të jetë 7 në përputhje me institucionin arsimor.

Ristovski në këtë konferencë për media theksoi se ky lloj i mbështetjes financiare është nisur nga nevoja reale për këtë kuadro jashtëzakonisht deficitar në tregun e punës në Maqedoni dhe se qëllimi është të mbështeten studentët të cilët veçmë studiojnë në këto tre katedra, por edhe t’i stimulohen gjeneratat e ardhshme gjatë zgjedhjes së arsimit të mëtejmë.

Theksoi edhe se për dallim nga vitit 2005, kur studentët kanë pasur qasje vetëm në disa lloje bursash me buxhet të përgjithshme prej 235 milionë denarë, MASH sot ofron më shumë se 40 lloje të ndryshme të bursave dhe se buxheti për ata është rritur trefish. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Lajme
Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Lajme
Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Kronika e Zezë
Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti në Prishtinë

Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti në Prishtinë

Lajme
Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Lajme
Stërvitja e Batalionit të Forcave Speciale, njësia elitë e Ushtrisë së Shqipërisë

Stërvitja e Batalionit të Forcave Speciale, njësia elitë e Ushtrisë së Shqipërisë

Lajme
Kalo në kategori