Maqedoni, mbi një mijë amendamente për Propozim-ligjin për legalizim të ndërtimeve pa leje


Komisioni kuvendare për Transport, Lidhje dhe Ekologji nuk e nisi debatin në lidhje me Propozim-ligjin për vërtetimin e statusit juridik të objekteve të ndërtuara në mënyrë të parregullt apo të ashtuquajturat legalizim të ndërtimeve pa leje.
Nga komisioni njoftojnë se për këtë Propozim-ligj, i cili propozohet të miratohet në procedurë të shkretuar, janë ngritur mbi 1.000 amendamente, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas propozimit, për legalizim të ndërtimeve pa leje të ndërtuara deri më 1 tetor të vitit të kaluar do të paguhen 100% taksa komunale për objektin si dhe dënim prej 50% nga taksat komunale.
Propozim-ligji nuk i përfshin të gjitha objektet pa leje në rajonin e Ohrit i cili është nën mbrojtjen e UNESCO-s.
Me ligjin aktual për legalizim të ndërtimeve pa leje, janë dërguar mbi 430 mijë kërkesa për legalizim ndërsa të dhënat deri tani tregojnë se deri tani janë dhënë 245.544 vendime për legalizim./Telegrafi/



































