LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, Ligji për mbështetjen e bizneseve së shpejti në Kuvend

Maqedoni, Ligji për mbështetjen e bizneseve së shpejti në Kuvend

Diskutimi për propozim ligjin për mbështetje financiare të Investimeve, bëri bashkë ministrin e ekonomisë Kreshnik Bekteshin dhe afaristët e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore.

Ministri Bekteshi bëri të ditur se ky ligj ka kaluar procedurat qeveritare, ndërsa tani ngelet që gjatë javës së ardhshme të kalojë edhe në Kuvend. Përmes tij, shtoi më tej Bekteshi, Qeveria do të kërkojë mënyrë për t’i tërhequr mërgimtarët të kthehen në Maqedoni dhe të hapin biznese.


Kryetari i OEMVP-së Nebi Hoxha përshëndeti masat qeveritare për mbështetje financiare, pasi një ligj të këtillë Hoxha tha se Oda Ekonomike e pret prej kohësh.

Ministri i Ekonomisë njoftoi se pjesa më e madhe e mjeteve me të cilat disponon ministria e tij janë alokuar në Fondin për inovacione me qëllim të mbështetjes së ndërmarrjeve, sidomos të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Gjithashtu, ai informoi se sot me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas është publikuar konkursi për subvencionim të ndërmarrjeve të cilat drejtohen nga gratë.