LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, Komisionet kuvendore sot do të mbajnë seanca

Maqedoni, Komisionet kuvendore sot do të mbajnë seanca

Kuvendi i Republikës i Maqedonisë sot do të mbajë seancën e 38-të. Në Kuvend seanca do të mbajnë dhe 13 komisione, shkruan Telegrafi Maqdoni.

Në seancën plenare të Kuvendit, do të debatohet për ligjet për energji, ekonomi, financa, turizëm, shëndetësi, bujqësi, ekologji dhe fusha tjera.


Ndërsa seanca do të mbajnë Komisioni i Kuvendit për bujqësi, pylltari dhe rezervat e ujit, për transport dhe lidhje dhe ekologji, për çështje evropiane, për çështje zgjedhore dhe emërime, për financa dhe buxhet, për mbrojtje dhe siguri, për arsim, shkencë dhe sport, për politikat e jashtme, për komisionet legjislative dhe ligjore, për sistemin politik dhe marrëdhëniet mes bashkësive, për kulturë, për çështjet ekonomike dhe këshillin buxhetor në Republikën e Maqedonisë. /Telegrafi/