LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, kamatat ulen, rriten kursimet

Maqedoni, kamatat ulen, rriten kursimet

Kursimtarët preferojnë t’i ruajnë paratë e tyre me një siguri më të madhe në banka dhe të përfitojnë sado pak nga këto mjete, në vend se të investojnë në biznese apo mjete të tjera të investimit.

Ulja e madhe e fitimit nga kamatat nuk ka zvogëluar edhe kursimet në bankat vendore. Përkundrazi, të dhënat e Bankës Popullore tregojnë se në dhjetë vitet e kaluara janë ulur për më shumë se trefish shkallët e normave të interesit, ndërsa nga ana tjetër – në vazhdimësi shënohet rritje e kursimeve të qytetarëve. Sipas të dhënave të Bankës Popullore të Maqedonisë, depozitat e amvisërive në Maqedoni janë rritur prej 2 miliardë e 460 milionë euro në vitin 2010 në 3 miliardë e 888 milionë euro në fund të muajit gusht të këtij viti, shkruan gazeta KOHA.


Nga ana tjetër, kamatat e kursimeve janë zvogëluar nga 7 për qind në vitin 2010 në 1.4 për qind në gusht të këtij viti. Ekspertët e financave thonë se pavarësisht normave të ulëta të interesit, qytetarët nuk kanë ndonjë alternativë më të sigurt për kursimet e tyre. Sipas tyre, kursimtarët preferojnë t’i vendosin paratë e tyre me një siguri më të madhe në banka dhe të përfitojnë sado pak nga këto mjete, në vend se të investojnë në biznese apo mjete të tjera të investimit.

“Qytetarët preferojnë të ruajnë të hollat e tyre nëpër banka edhe pse nuk kanë ndonjë fitim të caktuar për shkak se kursimi në banka akoma paraqet mënyrën, të cilës ata i besojnë në vend të investimit në ndonjë biznes. Me fjalë të tjera, amvisëritë tek ne i deponojnë të hollat në librezat e kursimit si mënyrë më e sigurt për të ruajtur të hollat edhe nga pasojat e padëshiruara siç janë vjedhjet eventuale, apo humbjet nga dështimi i investimit e kështu me radhë”, thonë ekonomistët.

Vlerësohet se depozitat apo kursimet, mbeten mënyra kryesore e investimit të hollave në mungesë të zhvillimit të formave të tjera të investimeve, por edhe besimit të mjaftueshëm që të investohet për shembull në sipërmarrje, në sigurimin jetësor, në letrat me vlerë në bursë e kështu me radhë.

Në parim, niveli i kursimeve në një ekonomi varet edhe nga niveli i të ardhurave, numri i madh i mërgimtarëve në shtetet e huaja, sistemi tatimor, ekonomia informale apo puna në të zezë, vendosja e llogarive transaksionale, rritja e pagesave pa para të gatshme në dorë, por edhe besimit në valutën vendore të denarit. Mbajtja e kursimeve në institucionet financiare në Maqedoni nga ekonomitë familjare, sipas ekspertëve të çështjeve ekonomike, tregon për besueshmërinë dhe stabilitetin e bankave komerciale që veprojnë në vend.

Sociologët thonë se edhe nxjerrja e parave nga jastëku dhe transferi i tyre në banka, si dhe krizat e vazhdueshme politike, jo vetëm në Maqedoni, por edhe në rajon, kushtëzojnë që qytetarët që kanë mundësi të kursejnë thjeshtë për ditë të zeza.

“Dëgjojmë shpesh për grabitje të ndryshme në tërë vendin, andaj nga frika të mos i humb ato pak para që i kam për nevoja urgjente, vendosa ti depozitojë në bankë. Përveç në punë shteti, merrem edhe me bujqësi që tu bëj ballë harxhimeve të larta të jetesës. Nuk e kam ndërmend të fitoj diçka nga kamatat, por kryesorja të hollat të mos jenë në shtëpi, por në llogari bankare”, thotë Mislimi, një banor i Shkupit.

Gjithashtu, në favor të rritjes së kursimeve është edhe masa qeveritare që qytetarët e Maqedonisë të mos paguajnë tatim në kamatat e depozitave deri në anëtarësimin e vendit në BE.

Ndryshe, Shqipëria renditet e para në rajon lidhur me kursimet dhe nivelin e lartë të depozitave që i ruajnë në banka. Sipas të dhënave krahasuese të publikuara nga Banka Botërore, Shqipëria ka nivelin më të lartë të depozitave në banka prej bile 70 për qind, në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto në rajon.

Pas Shqipërisë, renditet Bullgaria, me depozita sa 68 për qind e PBB-së, Kroacia me 64 për qind dhe Mali i Zi me 60 për qind. Nga shtetet e tjera, kursimet e popullsisë në banka në Maqedoni janë sa 52 për qind PBB-së apo afër 4 miliardë euro, që është e përafërt me nivelin e kursimeve të Sllovenisë, me 53 për qind të PBB-së./koha.mk/

Në trend Lajme

Më shumë
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro

Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro

Lajme
Shtëpia-muze që ruan dhimbjet e viktimave të masakrës së Poklekut

Shtëpia-muze që ruan dhimbjet e viktimave të masakrës së Poklekut

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Kalo në kategori