LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, ka ushqim të mjaftueshëm, për shtrenjtimet dënime deri 5000 euro dhe një vit burg

Maqedoni, ka ushqim të mjaftueshëm, për shtrenjtimet dënime deri 5000 euro dhe një vit burg

Industria ushqimore e vendit u rekomandon qytetarëve se nuk ka nevojë të blejnë me panikë sepse ka mjaftueshëm bukë, miell, vaj qumësht, prodhime të qumështit, vezë, produkte të ëmbla, mish dhe prodhime të mishit. Qytetarët nuk duhet të frikësohen për rritjen e çmimeve të mallrave themelore. Tregtarët dhe prodhuesit janë zotuar se nuk do të bëjnë rritje, ndërsa të gjitha çmimet e rritura pas 11 marsit të vitit 2020, sipas vendimit të Qeverisë, duhet të rikthehen në nivelet e tyre të mëparshme.

Këtë e theksoi Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Stojko Paunovski në konferencën për shtyp pas përfundimit të takimit me përfaqësuesit e sektorit ushqimorë. Paunovski theksoi se qytetarët nuk duhet të kenë frikë, sepse sipas tij, panik të vetme duhet të kenë ata që duan të përfitojnë, dhe siç tha ai, “do të jenë shënjestra e kontrolleve të Inspektoratit Shtetëror të Tregut”.

Ai shtoi se kushdo që nuk i zbaton masat e qeverisë, do të gjobitet deri në 5,000 euro, sipas Kodit penal. Siç njoftoi Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi pas takimit të djeshëm me përfaqësuesit e industrisë ushqimore në të cilën morën pjesë edhe Ministrja e Financave Nina Angelovska, Drejtori i Drejtorisë së Doganave Gjoko Tanasoski dhe Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut Stojko Paunovski, më së voni sot duhet të sillen vendime përkatëse për uljen e taksave për disa lëndë të para.

Bekteshi potencoi se vendimet për uljen e taksave do të merren me qëllim të ketë prodhim të pandërprerë të ushqimit, por edhe për të ulur në mënyrë indirekte çmimet ose për të parandaluar rritjen e çmimeve për produktet, veçanërisht produktet ushqimore.

“E gjithë industria ushqimore është maksimalisht e mobilizuar, të gjithë fokusin e kemi se si ta vazhdojmë prodhimtarinë, rezerva kemi të gjithë mjaftueshëm, edhe miell edhe bukë edhe vaj për ushqim, mish dhe përpunime të mishit. Të gjithë po na sigurojnë njëjtë, po vihemi në shërbim të vendit, në shërbim të konsumatorëve dhe me të vërtetë nuk ka nevojë për blerje të ushqimit në panik, ushqim ka mjaftueshëm për të gjithë”, tha Petrushev, duke rikujtuar se tani është koha për mirëkuptim, solidaritet, jo për të menduar vetëm për interesa personale por për mbarë bashkësinë.

Petrushev e përsëriti se qytetarët munden vetëm ta dëmtojnë njëri-tjetrin nëse të gjithë në të njëjtën kohë shkojmë në markete, pasi ashtu bëhen turma të panevojshme. Shtoi edhe se nëse mbledhim rezerva për tri javë, dikush mbase nuk do të ketë as për dy ditë.

“Rezerva ka mjaftueshëm, për tri javë, për një muaj… por ne jemi duke i parashikuar gjërat, pasi dëshirojmë tani t’i sigurojmë këto shpenzime, tani të sigurojmë protokolle para se të vijë momenti i krizës. Kjo nuk do të thotë se në këtë moment jemi të ballafaquar me krizë, pasi edhe para kësaj krize kemi njëfarë niveli optimal të rezervave për të pasur vazhdimësi të prodhimit, ne atë vazhdimësi do ta sigurojmë, puna është, meqë kriza nuk do të përfundojë nesër, që tani parashikojmë masa dhe mënyra që të mos vihet drejt mungesës dhe nuk do të vijë. Është duke u punuar në protokolle ndërshtetërore, tashmë kemi siguruar protokolle tek shoferë edhe për shkarkim edhe për punëtorët tanë, punë në turne, punë nga shtëpia, të gjitha këto punë tashmë janë parashikuar”, tha Petrushev.

Ai shtoi se madje edhe nëse ka ngecje, ajo do të jetë për disa ditë, të cilat tashmë janë mbuluar, gjegjësisht siç tha, nuk do të shkaktojë mungesë apo ndalesë.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori