Në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë këtë vjeshtë është ulur interesimi tek popullata për pranimin e vaksinave kundër gripit sezonal. Edhe pse në njësinë të entit për shëndet publik në Dibër janë ndërmarr të gjithë aktivitetet për vaksinimin kundër gripit sezonal, në krahasim me vitet të tjera ka një ulje të interesimit për vaksinim. Të dhënat të institucionit thonë se ka një ulje të interesimit për mbi 30 për qind. Sipas epidemiologut Mentor Mela aktualisht vaksina pa pagesë në Entin për Shëndet publik kanë pranuar 350 qytetar nga komunat Dibër dhe Qendër Zhupë.
“Bëhet fjalë për persona të cilët kanë pranuar vaksina kundër gripit sezonal pa pagesë edhe atë kategoritë të moshuar mbi 65 vjet si dhe personat me sëmundje kronike. Në krahasim me vitet të tjera bëhet fjalë për një numër më të vogël të qytetarëve të cilët kanë pranuar këtë vaksinë që mbronë shëndetin. Mesatarisht viteve të kaluara janë vaksinuar me vaksina kundër gripit pa pagesë 500 deri më 600 qytetarë, kurse sivjet ka një rënie të interesimit”, thotë epidemiologu Mentor Mela.
Sipas tij, një ndër shkaqet të uljes të interesimit të popullatës që pranon këtë vaksinë është edhe mos angazhimi i disa mjekëve Amë që të bëjnë paraqitjen të dy kategorive që ka të bëjë me moshën dhe sëmundjeve kronike nëpërmjet paraqitjes elektronike në Ministrinë e Shëndetësisë, vaksinacija.mk. Ka raste kur të moshuar sidomos nga vendbanimet rurale edhe pse kanë të drejtë të vaksinohen pa pagesë, nuk janë paraqitur në mënyrë elektronike. Poashtu ata nuk janë paraqitur as edhe nga mjekët e tyre Amë. “Besoj se një ndër shkaqet kryesore është ky problem”, thotë Mela. Por, duhet theksuar edhe faktin se ka një ulje edhe të numrit të atyre që pranojnë vaksina komerciale. Vaksinat me pagesë viteve të kaluara mesatarisht në të dy komunat kanë qenë afro 200, por sivjet deri në këtë moment vetëm katër dibran kanë pranuar vaksina komerciale të cilat kanë një çmim prej 800 denarësh. Në bisedën që patëm me disa mjekë Amë në Dibër por edhe disa fshatra të Dibrës u informuam se një pjesë e popullatës duke marrë parasysh vaksinat që kanë marrë kundër virusit korona, janë skeptik për efektet ndaj gripit sezonal. Poashtu, sipas tyre popullata gjatë kësaj vjeshte mendon se me uljen e rrezikut nga virusi korona, është ulur edhe rreziku nga gripi sezonal.
Në lidhje me vaksinimin e gripit sezonal biseduam edhe me disa banorë të Dibrës por edhe të fshatrave të Dibrës. Agim. T nga Dibra 67 vjeçar thotë se nuk është vaksinuar meqë nuk ka pas informata se ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal. “Dy vitet e kaluara fillova të marr vaksinën kundër gripit sezonal. Atë kohë mora informata nga shokët e mi se jepen pa pagesë vaksinat kundër gripit sezonal. Por sivjet nga ju dëgjoj se ka filluar vaksinimi”, thotë Agimi. Si Agimi mendojnë edhe shumë dibran të tjerë dhe thonë se ka nevojë në prag të fillimit të vaksinimit të ketë një fushatë më të fuqishme nga ana e Ministrisë për Shëndetësisë që të informoj popullatën për vaksinimin. Ata poashtu pohojnë se në këtë drejtim duhet të kenë përgjithësi edhe mjekët amë. Gafur . G. 69 vjet nga fshati Otishan i Dibrës thotë se edhe ai nuk ka pranuar vaksinë kundër gripit. “Kam pranuar të tre vaksinat kundër virusit korona. Këtë vjeshtë vendosa që të bëj një pauzë dhe të mos e pranoj vaksinën kundër gripit sezonal”, thotë ai./Koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Humb kontrollin e mjetit dhe bie në Lumin Lana, vdes shoferi
“Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, biznesmeni në Shqipëri bie pre e mashtrimit
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak