LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, inspektorët gjobisin firmat pa vërejtje

Maqedoni, inspektorët gjobisin firmat pa vërejtje

Pa dallim se kush është në Qeveri, inspektorët edhe më tej vazhdojnë të shqiptojnë gjoba të larta për kompanitë, pa vërejtje duke krijuar kështu stres të ditëpërditshëm, reagon biznesi. Thonë se arsye kryesore për këtë janë ligjet jo shumë të qarta dhe kërkojnë përcaktime procesi, që do ta eliminojnë faktorin njeri dhe jo inspektorët subjektivisht të vlerësojnë se a ka shkelje një kompani e caktuar apo jo.

“Në pjesën e madhe të dispozitave ka mundësi të shqiptohen vërejtje publike, që kompanitë t’i heqin parregullsitë. Por, për shkak se kjo është mundësi, nuk zbatohet, për këtë shkak kërkojnë që me ndryshime ligjore të jetë e obligueshme vërejtja, edukimi, dhe nëse kompania nuk pajtohet, atëherë të gjobitet’, thotë Danalla Arsovska, kryetare e Lidhjes së Odave Ekonomike, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Nga 28 shërbime të inspektimit, kompanitë kryesisht përballen me inspektorët e DHP-së, Inspektoratit të Tregut, Punës dhe Sanitetit. Shpresat e firmave janë te ligji i ri për mbikëqyrje inspektoriale që Qeveri e përgatit dhe kërkon opinionin nga bizneset.

Odat do të ndihmojnë firmat përmes listave publike për kontroll, vet të shohin nëse janë në përputhje me ligjet.

“Kjo ka të bëjë më firmat e vogla, nga 3,4 të punësuar, që nuk kanë kapacitet të mjaftueshëm t’i ndjekin vazhdimisht ndryshimet ligjore”, thotë Ljubomir Dimovski.

Përkundër firmave legale që gjobiten, firmat që punojnë në të zezë askush nuk i prek, dhe kërkohet nga Qeveri t’i ndjek bizneset ilegale.

Ministri Mançevski thotë se firmave u është premtuar se do të ketë vërejtje ndërsa me gjobat nuk do ta mbushim buxhetin. Të gjithë inspektorët, para se të hynë në ndonjë firmë, do të duhet që në radhë të parë të dorëzojnë listën e kërkesës që duhet plotësuar./Telegrafi/