LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, edhe gjashtë ditë jo pune deri në fund të vitit

Maqedoni, edhe gjashtë ditë jo pune deri në fund të vitit

Qytetarët e Maqedonisë sot shënojnë 23 tetorin Ditën e luftës Revolucionare të Maqedonisë. Për këtë arsye, sot është ditë pushimi për gjithë qytetarët e Maqedonisë, ndërkaq deri në fund të vitit ka edhe disa ditë tjera jo pune.

Për të gjithë qytetarët e Maqedonisë: 8 Dhjetori – Dita e Shën Klimentit të Ohrit; Për qytetarët e besimit katolik në Maqedoni: 1 Nëntori – Festa e të gjithë të shenjtëve, 25 Dhjetori – Dita e parë e Krishtlindjeve.


Për qytetarët e përkatësisë etnike shqiptare: 22 Nëntori – Dita e alfabetit shqip. Për qytetarët e bashkësisë hebreje në Maqedoni: 12 Tetori – Dita e parë e Jom Kipurit. Për qytetarët e përkatësisë etnike turke: 21 Dhjetori – Dita e arsimit në gjuhën turke.