LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, detaje për fituesit e bursave nga MASH-i

Maqedoni, detaje për fituesit e bursave nga MASH-i

Studentët e regjistruar në vitin e parë në vitin akademik 2017/2018 fitues të bursës nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, nga 22 janari e deri më 2 shkurt të vitit 2018 do të duhet që deri te MASH-i të dorëzojnë marrëveshje dhe kopje nga llogaria e transaksionit. Rezultatet nga Konkursi për ndarja të bursave për të regjistruar në studime deridiplomike në universitetet shtetërore dhe private në Maqedoni, MASH i publikoi në ueb-faqen e saj www.mon.gov.mk.

Kandidatët fitues duhet të plotësojnë tre ekzemplarë nga marrëveshja për bursën adekuate dhe së bashku me kopje nga llogaria e transaksionit në emër të studentit t’i dorëzojnë deri në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (pult për pranim të dokumenteve) ose përmes postës në adresë: Ministria e Arsimit dhe Shkencës, rr.”Shën Cirili dhe Metodij” nr.54, 1000 Shkup, me shenjë “Marrëveshje për bursë studentore”. Marrëveshjet për çdo lloj të bursës mund të merren në ueb-faqen në të cilën janë publikuar edhe rezultatet nga konkursi.

Sipas tyre, në Grupin e parë janë ndarë gjithsej 1.500 bursa me shumë mujore prej 3.300 denarë. Në Grupin dytë 642 (602 për studentë nga universitetet shtetërore dhe 40 nga universitetet private) me shumë mujore prej 4.400 denarë dhe në Grupin e tretë 530 bursa (500 për studentë nga universitetet shtetërore dhe 30 universitetet private), me shumë mujore prej 3.300 denarë. Për programet studimore për informatikë janë ndarë 121 bursa (101 për studentë nga universitetet shtetërore dhe 20 nga ato private) me shumë mujore prej 6.050 denarësh.

Nga 18.000 denarë në muaj do të marrin studentët që janë regjistruar në programet studimore për kimi, fizikë dhe matematikë. Për kimi janë ndarë 31 bursa (21 për studentët nga bashkësia maqedonase dhe 10 nga bashkësia jo-shumicë), për programe studimore të fizikës MASH-i do të ndajë 18 bursa (dhjetë për studentë nga bashkësia maqedonase dhe tetë nga bashkësitë jo-shumicë) dhe për matematikë 36 bursa (21 për studentë nga bashkësia maqedonase dhe 15 nga bashkësitë jo-shumicë). Për të gjithë kategoritë e shfrytëzuesve MASH-i do t’i sigurojë bursat nëntë muaj në vitin akademik, gjegjësisht pa muajt korrik, gusht dhe shtator./Koha.mk/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori