LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, deri në fund të qershorit do të ketë korrigjim në çmimin e energjisë elektrike

Maqedoni, deri në fund të qershorit do të ketë korrigjim në çmimin e energjisë elektrike

Deri në fund të qershorit do të ketë korrigjim në çmimin e energjisë elektrike. Ende nuk dihet se sa do të rriten shpenzimet e qytetarëve për faturat e energjisë elektrike.

EVN sot ka dorëzuar në Komisionin Rregullativ të Energjisë shpenzimet, të cilat janë pjesë e formimit të çmimit përfundimtar që paguhet nga konsumatorët.


Kjo do të thotë se llogaritjet do të fillojnë nesër dhe sa më shumë kosto të pranojë rregullatori, aq më i lartë do të jetë çmimi i energjisë elektrike.

“EVN Home dhe Elektrodistributioni dërgojnë të dhëna për shpenzimet në Komisionin Rregullator të Energjisë, ndërsa KRRE më tutje vendos se sa dhe cilën pjesë të shpenzimeve do ta pranojnë”, thanë nga EVN Home.

Përveç kësaj, këtu përfshihet edhe çmimi i energjisë elektrike që EMV ia dorëzon Furnizuesit Universal, pastaj kostot e MEPSO-s, që thonë se janë në përllogaritje përfundimtare para se t’i dorëzojnë ato rregullatorit, dhe ka kosto për burimet e rinovueshme.

Vitin e kaluar çmimi i energjisë elektrike është rritur për afro 10 për qind. Por, tani në bursat botërore një megavat orë shitet të paktën pesë herë më shtrenjtë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. /Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Kalo në kategori