LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, ankand publik nga DAP për mallra me vlerë

Maqedoni, ankand publik nga DAP për mallra me vlerë

Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP) do të organizojë një ankand publik, ku do të ofrohen njëzet vetura, furgona, pastaj kompjuterë, televizorë, maqineri të ndryshme, tokë bujqësore, objekte afariste, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të gjitha këto janë pjesë e konfiskimit në bazë të borxheve tatimore, kurse ankandi do të mbahet më 26 janar.


Nje veturë “jugo” do të mund të blehet për 50 euro, e një veturë “ford” do të mund të blehet për 100 euro. Një veturë “mercedes” do të mund të blehet për më pak se 2000 euro./Telegrafi/