LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, 231.660 denar janë falsifikuar vitin e kaluar

Maqedoni, 231.660 denar janë falsifikuar vitin e kaluar

Banka Popullore vitin e kaluar ka kryer ekspertizë tek 485 bankënota të dyshimta, ku është konstatuar se 83 bankënota janë origjinale derisa 402 bankënota kanë qenë të falsifikuara.

Në mesin e më shumë bankënotave të falsifikuara më shumë kanë qenë paratë e letrës prej 500 den (231 copa) ose 57.5 % nga numri i përgjithshëm i bankënotave, pastaj vijojnë bankënotat në apoena prej 1000 den (106 copa) dhe falsifikime nga 100 den (55 copa).


Vlera e përgjithshme e parave të falsifikuara për vitin e kaluar ka qenë 231.660 denar.