LAJMI I FUNDIT:

Maqedonci: Ushtria jonë po ngrit kapacitetet në vazhdimësi, synimi ynë është anëtarësimi në NATO

Maqedonci: Ushtria jonë po ngrit kapacitetet në vazhdimësi, synimi ynë është anëtarësimi në NATO

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka uruar ushtarët për Ditën e Forcës.

Maqedonci thotë se që nga sot po fillojmë festat e nëntorit, këtij muaji, që sipas tij, historikisht ka bashkuar shqiptarët anembanë trojeve, transmeton Telegrafi.

“Po fillojmë festën me Ditën e Forcës, ushtrisë që është jetësim i ëndrrës tonë shekullore, simbol krenarie e garancë e një jetë të sigurt për gjithë qytetarët e Republikës, kufi i pakalueshëm për këdo që tenton të cënoj territorin e këtij shteti”, deklaroi ai.


Tutje, ministri ka pohuar se Ushtria e Kosovës po ngritë kapacitet e saj në vazhdimësi.

“Ushtria jonë po ngritë kapacitetet e saj në vazhdimësi përmes investimit në armatime, përmes vajzave dhe djemve sypatrembur që me krenari e fisnikëri bartin uniformën e FSK-së, emblema e së cilës është e përbashkëta e kombit, shqiponja e flamurit që na rikujton idealet e dëshmorëve tanë, historinë po aq sa edhe origjinën që përtej kufijve e në secilin prej nesh frymon lirshëm”, tha ai.

Maqedonci shton tutje se “shumë rrugë kemi bërë që nga dalja e parë publike e UÇK-së e deri tek formimi i ushtrisë sonë FSK-së në shtetin e pavarur të Kosovës”.

FSK ekspozon armatimin dhe pajisjet ushtarake, qytetarë të shumtë vizitojnë kazermat
Lexo po ashtu FSK ekspozon armatimin dhe pajisjet ushtarake, qytetarë të shumtë vizitojnë kazermat

Në reagimin e bërë në Facebook, ministri ka shkruar se “luftuam për të drejtën, lirinë, për paqen, dhe përpjekjet e popullit tonë liridashës do të vazhdojnë përkrah partnerëve tanë strategjik”.

“Synimi ynë është anëtarësimi në familjen evropiane dhe në NATO, nga ku do i kontribuojmë paqes që duhet mbizotëruar gjithandej globit, mbrojtjes së vlerave demokratike që janë kusht i domosdoshëm për ekzistencën e njerëzimit, lirisë univerzale të njeriut. Urime të gjithëve Dita e Forcës, Dita e Ushtrisë sonë”, potencoi ai.

Ndryshe, me rastin e Ditës së Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, kanë organizuar sot “Ditën e hapur”, e cila ka zgjatur nga ora 10:00 deri 13:00.

Qytetarë të shumtë kanë vizituar kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ku edhe po shohin nga afër pajisjet, armatimin dhe aktivitetet e FSK-së.

Numër i madh i qytetarëve janë parë edhe në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori