LAJMI I FUNDIT:

Maqedonci: 221 pjesëtar të FSK-së janë larguar gjatë vitit 2023

Maqedonci: 221 pjesëtar të FSK-së janë larguar gjatë vitit 2023

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci ka raportuar në Komisionin për Siguri dhe Mbrojtje.

Gjatë raportimit të tij Maqedonci ka deklaruar se 221 pjesëtarë të FSK-së janë larguar gjatë vitit të kaluar. Prej tyre, ai tha se janë 129 janë ndërprerje vullnetarë e punës.

Para anëtarëve të Komisionit për Siguri, ministri tha ka pasur ankesa nga pjesëtarët e FSK-së gjatë këtij muaji për çështjen e kompensimit. Megjithatë, ai nuk ka dhënë detaje se sa është numri i padive, por që pohoi se ka numër të madh të tyre.


Ai para anëtarëve të Komisionit Për Siguri u shpreh se është validuar regjimenti i parë i këmbësorisë gjatë ushtrimit Defender Europe 23.

Takimi me Dejona Mihalin, Berisha përplaset me ministrin Maqedonci: Ka shumë rëndësi mos me u taku dhe mos me i raportu asaj
Lexo po ashtu Takimi me Dejona Mihalin, Berisha përplaset me ministrin Maqedonci: Ka shumë rëndësi mos me u taku dhe mos me i raportu asaj

Ndërkaq, i pyetur nga kryetari i Komisionit, Bekë Berisha sa e njohin edhe ndërkombëtarët validimin e këtij regjimenti, Maqedonci ka konfirmuar një gjë të tillë.

Gjatë prezantimit të punës për vitin e kaluar, Maqedonci tha se kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me 15 shtete.

“Jemi duke marrë pjesë në vazhdimësi në grupin e kontaktit në Ukrainë. Kemi ofruar mbështetje për Ukrainën në disa fusha. Kemi ofruar Qendrën e Kërkim Shpëtimt. Kemi mbështetur edhe me transport të ndihmave”, tha ai.

Gjatë vitit 2024, Maqedonci shtoi se ka pasur rritje të buxhetit prej 100 për qind.

“Gjatë vitit të kaluar është bërë rritja e pagave për Ushtrinë e Kosovës duke vendosur në fokus gradat e ulëta sepse aty ka qenë edhe nevoja më e madhe për ndërhyrje. Grada e ushtarit nga 422 euro, paga është rritur në 588, që nënkupton 39 përqind. Tetari i karrierës nga 465 në 609, është një rritje prej 31 përqind dhe tetari nga 489 euro në 609 që është rritje 31 përqind”, shtoi ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori