LAJMI I FUNDIT:

”Maqedonasja e bukur që uron shqiptarët për Ligjin e gjuhëve” është lajm i rremë (Foto)

”Maqedonasja e bukur që uron shqiptarët për Ligjin e gjuhëve” është lajm i rremë (Foto)

Euforia e votimit të Ligjit për gjuhët në Maqedoni dhe debatet PËR dhe KUNDËR kanë çuar mediat në Maqedoni që të bien prehë e lajmit nga informacione të rreme që shumë lehtë mund të plasohen në Facebook, duke vjedhur fotografi të personave që nuk kanë lidhje me Maqedoninë por as me Ligjin për gjuhët.

Nëpër rrjetet sociale shpërtheu informacioni që ”një bukuroshe nga Manastiri” e njohur si Bojana Stefanovska paska uruar shqiptarët për miratimin e ligjit ku avancohet gjuha shqipe.


”Sot jam shumë e lumtur. Shteti im hapëron drejtë demokracisë. Shqiptarët janë bashkëqytetarë me ne dhe ata i meritojnë të drejtat e tyre. Dygjuhësia është pasuri për vendin. OBRM-PDUKM-ja shpërndanë urrejtje dhe bënë thirrje për vdekje. është koha që maqedonasit të jetojnë në shekullin e 21” shkruhet në postimin e ”bukuroshes nga Manastiri”.

Ky postim ka me mijëra pëlqime, mbi 100 shpërndarje (kryesisht shqiptarë) dhe me mijëra komente pozitive nga shqiptarët dhe ofenduese nga maqedonasit. Me qindra portale në gjuhën shqipe e kanë bërë këtë si lajm. Që të gjithë këta të futur në lojën e profilit të rrejshëm me emrin Bojana Stefanovska.

Por kush është ”bukuroshja nga Manastiri”?
Është shumë e lehtë që të vërtetohet informacioni i rremë. Duhet vetëm këtë të bëjnë gazetarët, të ngarkojnë fotografinë në Google Image dhe del informacioni se për kë bëhet fjalë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Bukuroshja” rezulton të quhet Mariam Rod që jeton në Dubai dhe është ndërmarrëse. Si dëshmi, e keni profilin e saj zyrtar dhe të verifikuar në Instagram. Krahasimin bëjeni vetë.

Është e bukur, por nuk është nga Manastiri. Është e bukur dhe nuk ka lidhje me gjuhën shqipe pasi është sipërmarrëse. Është e bukur por nuk është maqedonase por kurde.

Përderisa portalet nuk kanë redaksi dhe nuk i përmbahen ndonjë ligji, ”bukuroshet maqedonase” edhe disa herë tjera do të na urojnë votimin e ligjeve të rëndësishme për shqiptarët në Maqedoni. /Telegrafi/