LAJMI I FUNDIT:

Manovra e rrezikshme me helikopter, pilotët e kthyen së prapthi dhe vazhduan fluturimin

Manovra e rrezikshme me helikopter, pilotët e kthyen së prapthi dhe vazhduan fluturimin

Aaron Fitzgerald dhe Chris Bachman janë pilotët e Red Bull, që kryen me sukses një manovër të rrezikshme me helikopter.

Si pjesë e një shfaqje aeroplanësh në Iowa të Shteteve të Bashkuara, ata e kthyen së prapthi dhe vazhduan fluturimin, duke lënë të befasuar të pranishmit, transmeton Telegrafi.


“Kryerja me sukses e kësaj manovre, kërkon shumë përvojë, andaj duhet angazhim i madh dhe praktikë e vazhdueshme” thuhet lidhur me këtë lëvizje ajrore.

Të shikuarit e këtij fluturimi, është mjaft e vështirë sepse helikopteri kthehet në mënyrë vertikale dhe qëndron për një kohë të gjatë i kthyer së prapthi. /Telegrafi/