LAJMI I FUNDIT:

Manolas drejt largimit, Napoli interesohet për Shkodran Mustafin

Manolas drejt largimit, Napoli interesohet për Shkodran Mustafin

Shkodran Mustafi vazhdon ta ketë të paqartë të ardhmen e tij.

Mbrojtësi shqiptar tani e dy muaj është një lojtar i lirë pas largimit nga Schalke 04.


E ardhmja e tij duket se do të jetë në Serie A, ku shumë skuadra interesohen për të.

Fiorentina dhe Genoa prej kohësh e duan, por së fundmi afër të arrijë marrëveshje është Torino.

Lajmet e fundit që vijnë nga Italia bëjnë të ditur se Napoli i është bashkuar garës për mbrojtësin shqiptar.

Napolitanët janë duke negociuar shitjen e Kostas Manolas te Olympiacos dhe e shohin Mustafin si zëvendësuesin e tij.

Gjithnjë sipas asaj që ka raportuar calciomercato, nëse Manolas shitet brenda kësaj jave, atëherë Napoli do të hidhet në sulm për ta marrë mbrojtësin shqiptar.

Nga ana tjetër Torino ka mbajtur tanimë një takim me përfaqësuesin e shqiptarit dhe janë pranë marrëveshjes.

Gjithsesi Mustafi me shumë gjasë do të luaj në Serie A edicionin e ardhshëm, por mbetet të shihet nëse do të jetë pjesë e Torinos apo Napolit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Ibrahimovic rikthehet te Milani

Zyrtare: Ibrahimovic rikthehet te Milani

Serie A
Zbulohet shoku më i mirë i Bellingham te Real Madridi – e ndihmon anglezin të mësojë spanjisht dhe gjëra të tjera

Zbulohet shoku më i mirë i Bellingham te Real Madridi – e ndihmon anglezin të mësojë spanjisht dhe gjëra të tjera

La Liga
Manchester United po synon transferimin e një ylli nga City

Manchester United po synon transferimin e një ylli nga City

Premier League
Liverpooli duhet ta thyej rekordin e transferimeve nëse dëshiron të nënshkruajë me Jarrod Bowen

Liverpooli duhet ta thyej rekordin e transferimeve nëse dëshiron të nënshkruajë me Jarrod Bowen

Premier League
Boksieri gjerman në gjendje kritike, u qëllua në qafë nga bandat në Berlin

Boksieri gjerman në gjendje kritike, u qëllua në qafë nga bandat në Berlin

Boks
Sancho drejt rikthimit në Bundesliga, Man Utd dhe Dortmund po përgatitin një shkëmbim të bujshëm

Sancho drejt rikthimit në Bundesliga, Man Utd dhe Dortmund po përgatitin një shkëmbim të bujshëm

Premier League
Kalo në kategori