LAJMI I FUNDIT:

Mandl: Anëtarësimi i Kosovës në KiE të jetë pa kushte, s’duhet të lidhet me Asociacionin

Mandl: Anëtarësimi i Kosovës në KiE të jetë pa kushte, s’duhet të lidhet me Asociacionin

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka shprehur qëndrimin e tij se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE) duhet të bëhet pa kushte.

Mandl ka theksuar se çështja e Asociacionit nuk duhet të lidhet me procesin e anëtarësimit në KiE.


“Si qytetarë i Republikës së Kosovës ju e dini më mire sesa herë janë vendosur kushte në tavolinë kur ka qenë fjala për vendimet ndaj Kosovës, kështu ishte edhe me liberalizimin e vizave. Kështu që unë personalisht shpresoj që të mos ketë kushte shtesë për anëtarësimin në KiE së shpejti. Unë gjithashtu mendoj se duhet të diskutohet brenda Evropës nëse duhet të bëhet një hap në atë, apo në një drejtim tjetër për këtë anëtarësim. Por, sigurisht që çështja e Asociacionit është një çështje e madhe por nuk duhet të lidhet fare me Këshillin e Evropës sepse anëtarësimi në KiE duhet të jetë punë e kryer dhe të jepet sa më shpjet që të jetë e mundur”, ka deklaruar eurodeputeti Mandl në RTVD.

A mund të vihet Asociacioni si kusht për votimin përfundimtar të Kosovës në Këshillin e Evropës?
Lexo po ashtu A mund të vihet Asociacioni si kusht për votimin përfundimtar të Kosovës në Këshillin e Evropës?

Ai gjithashtu ka shprehur  shqetësimin e tij për deklaratat e fundit të Serbisë, e cila paralajmëroi se do të largohet nga Këshilli i Evropës nëse Kosova anëtarësohet.

Mandl ka vlerësuar se një vendim i tillë do të ishte për keqardhje për qytetarët serbë, duke i dëmtuar mundësitë e tyre dhe vlerat evropiane në përgjithësi.

“Serbia është e lirë të largohet, por kjo do të ishte për keqardhje për qytetarët serbë. Herë pas herë Qeveria Serbia me këtë sjellje agresive ndaj Kosovës dhe përgjithësisht ndaj vlerave evropiane, në radhë të parë dëmton mundësitë e vet njerëzve të Serbisë dhe nëse Serbia vendos të largohet nga Këshilli i Evropës do të ishte për të ardhur keq, por në radhë të parë për qytetarët serbë”, ka deklaruar Mandl.

Në trend Lajme

Më shumë
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Plagosen dy persona në Ferizaj

Plagosen dy persona në Ferizaj

Kronika e Zezë
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori