LAJMI I FUNDIT:

A mund të vihet Asociacioni si kusht për votimin përfundimtar të Kosovës në Këshillin e Evropës?

A mund të vihet Asociacioni si kusht për votimin përfundimtar të Kosovës në Këshillin e Evropës?

Komiteti për Politikë dhe Demokraci në KiE ka miratuar të mërkurën raportin për Kosovën, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës.

Por, a mund të paraqiten kushte të reja për votimin përfundimtar?


Më 15 mars, emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, për REL tha se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe çështja e disa shpronësimeve në veriun e banuar me shumicë serbe, mund të nxirren si kushte shtesë nga disa shtete evropiane për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Por, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi më herët gjatë 27 marsit se themelimi i Asociacionit – për të cilën Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje qysh më 2013 – nuk është kusht për anëtarësimin e Këshillit të Evropës.

Ajo tha se në raportin e Bakoyannis qartëson në paragrafin e 11 se “kur flitet për Asociacionin, flitet si një prej detyrimeve pas anëtarësimit, pra nuk flitet për këtë fazë për themelim të Asociacionit”.

Një hap drejt anëtarësimit në KiE – çështja për Kosovën vendoset më 18 prill në Asamblenë Parlamentare
Lexo po ashtu Një hap drejt anëtarësimit në KiE – çështja për Kosovën vendoset më 18 prill në Asamblenë Parlamentare

Profesori nga SHBA, Daniel Serwer, thotë se SHBA-ja mund t’i ketë premtuar Beogradit, themelimin e Asociacionit, e cila ndërlidhet me votimin e 18 prillit e Asamblesë Parlamentare në të cilën Kosova bëhet pjesë e Këshillit të Evropës.

“Kam frikë se amerikanët i kanë premtuar Asociacionin, Beogradit dhe nuk duan të bien në ‘shpatat’ e tyre. SHBA nuk është pjesë e Këshillit të Evropës, por ndikimi i saj do të jetë i fortë në disa prej shteteve evropiane, përfshirë Francën”, shkroi ai në platformën X.

Për kundërshtimet dhe deklarimet e presidentit serb, Serwer thotë se Vuçiq duke u paraqitur si viktimë, synon ta bindë perëndimin për çështjen e Asociacionit.

E bërja e Asociacionit në Kosovë, Republika Serbe në Bosnjë dhe Mali i Zi, Serwer thotë se Vuçiq mund të pretendojë se “Bota serbe”, është një realitet.

“Vuçiq paraqitet si viktimë, aq më mirë, sa që ai mendon se mund të arrijë synimet nga Perëndimi. Dyshoj se ai synon luftën. Objektivi më shumë është Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë. Me këtë, Republika Serbe dhe Mali i Zi, ai mund të pretendojë se bota serbe është një realitet”, u shpreh Serwer.

Ndërlidhjen e Asociacionit me votimin final të Kosovës në Këshillin e Evropës, e thotë edhe ish-ministri i Jashtëm, Petrit Selimi.

“Kosova kaloi një standard të rëndësishëm me 90% të votave. Shumë më tepër se ç’duhej. Hapi tjetër është votimi i plotë në PACE. Hapi i fundit, më i rëndësishëm është votimi nga ministrat evropianë. Shpresojmë që Asociacioni të mos jetë një kusht për këtë votim përfundimtar, pavarësisht disponimit aktual në SHBA dhe Francës”, shkroi Selimi në platforëm “X””.

Kundër raportit për Kosovën në KiE kanë votuar dy deputetë nga Serbia, një votë kundër ishte nga deputetët e Malit të Zi dhe Bosnje e Hercegovinës, ndërkaq një deputet i Greqisë ka abstenuar.

Në Serbi, ministri i Punëve të Jashtme në mandatin teknik, Ivica Daçiq, e quajti vendimin për rekomandimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës “të turpshëm dhe skandaloz”.

Daçiq tha se ky vendim “shkatërron të gjitha parimet mbi të cilat mbështetet Këshilli i Evropës, sepse për herë të parë është propozuar pranimi i një territori që nuk është anëtar i Kombeve të Bashkuara dhe nuk është i njohur ndërkombëtarisht”, u tha në njoftimin e publikuar në ueb-faqen e Ministrisë së Jashtme të Serbisë.

Kosova ka aplikuar në majin e vitit 2022 për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Anëtarësimi i Prishtinës është riaktualizuar në javët e fundit, pasi, me kërkesën e Qeverisë së Kosovës drejtuar Agjencisë Kadastrale për transferimin e 24 hektarëve tokë në emër të Manastirit të Deçanit, është përmbushur njëri nga kushtet kryesore për anëtarësim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori