LAJMI I FUNDIT:

Mancini flet si trajner i ri i Arabisë dhe falënderon futbollistët që e mposhtën Argjentinën

Mancini flet si trajner i ri i Arabisë dhe falënderon futbollistët që e mposhtën Argjentinën

Roberto Mancini është zyrtarizuar si trajner i ri i Përfaqësueses së Arabisë Saudite në futboll.

Trajneri italian dha dorëheqje nga posti i tij te ‘Azzurët’ për të nisur një aventurë të re në Lindjen e Mesme, ku ai tani është bërë trajneri më i paguar në botë.


58-vjeçari zyrtarisht është bërë trajneri më i paguar në botë pasi paga e tij është plot 30 milionë euro në sezon.

Zyrtare: Roberto Mancini, trajner i ri i Arabisë Saudite
Lexo po ashtu Zyrtare: Roberto Mancini, trajner i ri i Arabisë Saudite

Mancini ka zbuluar se bisedat e para me arabët i ka pasur në mes të muajit gusht dhe gjithçka u arrit shumë shpejtë.

“Kam filluar të flas me Federatën në mes të gushtit, është normale që disa nga ndihmësit e mi nuk e dinin këtë situatë dhe tani duhet të zgjidhin situatën në Itali. Ne jemi këtu për momentin, pastaj do të bashkohen të tjerët, kemi kohë të mjaftueshme për të bërë gjithçka”.

Zbulohen detajet pas kontratës së madhe të Mancinit me kombëtaren e Arabisë Saudite
Lexo po ashtu Zbulohen detajet pas kontratës së madhe të Mancinit me kombëtaren e Arabisë Saudite

Tutje Mancini ka falënderuar futbollistët e Arabisë Saudite që e mposhtën Argjentinën, pasi në këtë mënyrë Italia e tij mbajti rekordin prej 37 ndeshjeve të pamposhtur.

“Dua të falënderoj lojtarët që mundën Argjentinën, duke lejuar Italinë të mbajë rekordin e saj të pamposhtur prej 37 ndeshjesh. Mendoj se lojtarët janë përmirësuar shumë në 10 vitet e fundit, ne duam të bëhemi më të mirët në Azi dhe do të duhet punë, por gjithashtu një atmosferë e mirë”, deklaroi Mancini. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

La Liga
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Ligat tjera
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Ndërkombëtare
Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

La Liga
Kalo në kategori