LAJMI I FUNDIT:

Manchester United pret Club Bruggen, formacionet zyrtare

Manchester United pret Club Bruggen, formacionet zyrtare

Manchester United do të pret Club Bruggen në duelin e kthimit të Ligës së Evropës.

Djajtë e Kuq dhe klubi i madh belg kërkojnë kalimin tutje në këtë garë dhe do të përballen për herë të dytë brenda një jave.


Takimi i parë i zhvilluar në Belgjikë përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.

E tani dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare me të cilët lojtarë synojnë kalimin tutje.

Formacionet zyrtare:

Manchester United: Romero, Wan-Bissaka, Bailly, Maguire, Shaw, McTominay, Fred, Mata, Bruno Fernandes, James, Ighalo.

Club Brugge: Mignolet, Mata, Mechele, Deli, Ricca, Kossounou, Rits, Vanaken, De Cuyper, Tau, Okereke. /Telegrafi/