LAJMI I FUNDIT:

Mançevski: Në minstri s’ka asnjë problem me ekipet e zëvendësministret së OBRM-PDUKM-së

Mançevski: Në minstri s’ka asnjë problem me ekipet e zëvendësministret së OBRM-PDUKM-së

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski deklaroi se i ka dëgjuar akuzat e opozitës maqedonase se disa ministra teknik dhe zëvendësministra kanë pengesa dhe nuk mund të formojnë ekipet e tij.

Ai tha se nuk i kupton këto akuza duke theksuar se në ministrinë që udhëheq ai nuk ka probleme të tilla, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës s’ka kurrfarë probleme. Zëvendësministrja shtresë është këtu, ekipit të saj i është mundësuar hyrja, i kanë të gjitha kushtet, madje edhe para se të përfundojnë procedurat administrative të emërimit”, thotë Mançevski.

Ai shtoi se edhe po të kishte probleme, duhet të tejkalohen dhe se nuk duhet të bisedohet për çështje të tilla por të bisedohet për çështje shumë më të rëndësishme./Telegrafi/