LAJMI I FUNDIT:

Man Utd planifikon të përdorë Cavanin si pjesë e marrëveshjes për transferimin e objektivit të tyre kryesor

Man Utd planifikon të përdorë Cavanin si pjesë e marrëveshjes për transferimin e objektivit të tyre kryesor

Manchester United thuhet se po konsideron përdorimin e sulmuesit Edinson Cavani si një shkëmbim të pjesshëm peshë për një objektiv kyç të transferimeve.

34-vjeçari ka startuar vetëm dy ndeshje në Ligën Premier këtë sezon pas ardhjes së Cristiano Ronaldos.


Dhe duket se ai kërkohet nga Sevilla, e cila po përgatit një ofertë në afatin e janarit për të mbushur boshllëkun e të dëmtuarit Youssef En-Nesyri.

Raporti pretendon se uruguaiani është ‘praktikisht izoluar’ në Old Trafford që nga rikthimi i Ronaldos në klub.

Cavani thuhet se mund të joshet nga Sevilla që dëshiron ta bëjë atë referencën e tyre kryesore në sulmin e ekipit.

Sipas The Mirror, Unitedi mund të dëgjojë ofertat nga Sevilla nëse ata do të ishin të gatshëm të përfshinin Jules Kounde në një marrëveshje të mundshme.

Reprezentuesi francez, 23 vjeç, ka bërë mrekulli në qendër të mbrojtjes në ligën elitare të Spanjës – duke tërhequr interesin nga klubet e mëdha evropiane.

Mbrojtësi i shumë vlerësuar ka qenë subjekt i spekulimeve intensive të transferimit, me Chelsean dhe Real Madridin që mendohet se janë të etur për nënshkrimin e tij.

Ole Gunnar Solskjaer duket i etur për të përforcuar mbrojtjen e tij, pavarësisht se ka shpenzuar 34 milionë funte për Raphael Varane gjatë verës.

Por, Varane është lënduar disa herë që nga mbërritja në Old Trafford, me Harry Maguire gjithashtu që ka munguar disa ndeshje për shkak të lëndimit.

Eric Bailly gjithashtu është rikthyer në grup, por duket se Man United dëshiron një opsion më të fortë sesa mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Bundesliga
A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

Ndërkombëtare
Si e “tradhtoi” Rudiger shokun e tij më të mirë në futboll gjatë ekzekutimit të penalltive në Man City-Real

Si e “tradhtoi” Rudiger shokun e tij më të mirë në futboll gjatë ekzekutimit të penalltive në Man City-Real

Liga e Kampionëve
Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

La Liga
Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Ligat tjera
Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Bundesliga
Kalo në kategori