Man Utd përballet me një eksod të lojtarëve, 17 yje të pakënaqur mund të largohen këtë vit

Klubi anglez, Manchester United po përballet me një eksod të lojtarëve nga Old Trafford që mund të arrijë deri në 17 futbollistë para fillimit të sezonit të ardhshëm.
Morali në klub është në një pikë të ulët pasi trajneri i përkohshëm Ralf Rangnick trashëgoi një zhveshtore të ndarë në dysh nga Ole Gunnar Solskjaer.
Sipas mediumit britanik Daily Mail, një total befasues prej 17 lojtarësh thuhet se janë të pakënaqur me situatën e tyre te Unitedi.
Shumë prej tyre – përfshirë disa yje – janë nën kontratë dhe nuk do të lejohen të largohen, por ende pritet të ketë një numër të konsiderueshëm largimesh gjatë tetë muajve të ardhshëm.
Manchester United face a mass exodus of players with SEVENTEEN first-team stars unhappy | @ChrisWheelerDM & Simon Jones https://t.co/pT2mz8Q4m8
— Mail Sport (@MailSport) January 5, 2022
Rangnick është bërë i vetëdijshëm për situatën pas një serie takimesh me lojtarët për të diskutuar të ardhmen e tyre.
Anthony Martial do të largohet si huazim këtë muaj, ndërsa Paul Pogba dhe Jesse Lingard nuk kanë treguar prirje për të rinovuar kontratat të cilat do të mbarojnë në fund të qershorit, duke u mundësuar që të dy të largohen si lojtar të lirë.
Edinson Cavanit i është thënë se ai nuk mund të largohet në janar, por ai gjithashtu do të jetë një lojtar i lirë në verë së bashku me Juan Mata.
Donny van de Beek, Dean Henderson dhe Eric Bailly janë të gjithë të pakënaqur për mungesën e kohës së lojës dhe janë të hapur për largim në fund të sezonit.
Nemanja Matic, Fred dhe Diogo Dalot do të hyjnë të gjithë në vitin e fundit të kontratave të tyre në verë, megjithëse United ka opsionin për të zgjatur marrëveshjet e Fred dhe Dalot me 12 muaj të tjerë.
Axel Tuanzebe është gjithashtu nën kontratë deri në vitin 2023 me opsionin e një zgjatjeje për 12 muaj, ndërsa Phil Jones pritet të largohet pasi luajti së fundmi për herë të parë pas më shumë se një viti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Guimaraes me marrëveshje speciale me Newcastle, do të largohet për një çmim të ulët në verë

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker