Man Utd merr vendimin përfundimtar për trajnerin që do t’i udhëheqë sezonin e ardhshëm

Hierarkia e Manchester Unitedit, përfshirë shefin ekzekutiv Omar Berrada dhe drejtorin e futbollit Jason Wilcox, raportohet se ka marrë një vendim sa i përket të ardhmes së Michael Carrick në klub.
Që kur e pasoi Ruben Amorimin në janar në postin e trajnerit, Carrick i ka udhëhequr “Djajtë e Kuq” drejt 10 fitoreve, tri barazimeve dhe vetëm dy humbjeve në 15 ndeshje, duke siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve për herë të parë që nga sezoni 2022/23.
Megjithatë, pavarësisht suksesit, Carrick ka kontratë në “Old Trafford” vetëm deri në fund të sezonit, ndërsa disa trajnerë të njohur si Luis Enrique, Oliver Glasner dhe Andoni Iraola janë përmendur si kandidatë për ta marrë detyrën në mënyrë të përhershme.
Sidoqoftë, sipas një raportimi të ri nga The Athletic, drejtuesit e departamentit sportiv të Unitedit, Wilcox dhe Berrada, kanë rekomanduar që Carrickut t’i ofrohet posti, në mënyrë që të qëndrojë në klub edhe pas këtij sezoni.
Manchester United’s football leaders are set to recommend Michael Carrick be offered the permanent head coach role during an executive committee meeting this week.
Full story from @lauriewhitwell — free to read ⬇️https://t.co/VKHC2MULNk pic.twitter.com/ncJzmrSiCH
— The Athletic | Football (@TheAthleticFC) May 13, 2026
Megjithatë, thuhet se fjalën e fundit për të ardhmen e Carrick do ta ketë Sir Jim Ratcliffe. Trajneri 44-vjeçar është përfshirë gjithashtu në takimet e planifikimit për të ardhmen dhe në diskutimet lidhur me përforcimet e mundshme gjatë verës.
Edhe familja Glazer, aksionarët kryesorë të klubit, raportohet se është e kënaqur që Ratcliffe ta marrë vendimin përfundimtar.
Vendimi pritet të çojë në bisedime të drejtpërdrejta me Carrickun para ndeshjes së fundit të Unitedit në Ligën Premier ndaj Brighton, më 24 maj.
Bisedimet formale pritet të nisin në ditët në vijim, ndërsa raportohet se marrëveshja mund të arrihet lehtësisht sa i përket detajeve ligjore.
Sipas ESPN, Carrick dhe stafi i tij, Steve Holland, Jonathan Ëoodgate, Travis Binnion dhe Jonny Evans, janë të pëlqyer nga lojtarët e Unitedit dhe mund të mbahen gjithashtu në klub.
Manchester United rikthehet në aksion më 17 maj, kur përballet me Nottingham Forest./Telegrafi/





















































