Man City – Leicester City, formacionet zyrtare

Dy skuadrat angleze kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare.
Manchester City e pret në shtëpi kampionin në fuqi të Anglisë, Leicester Cityn, në ndeshjen e vlefshme për javën e 37 të Ligës Premier.
Skuadra e Pep Guardiolas dëshiron të shfrytëzoj terrenin vendas dhe të shënoj fitoren e radhës për të qenë sa më afër sigurimit të kualifikimin në Ligës e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.
Në anën tjetër, Leicesteri luan pa presion, pasi ka siguruar qëndrimin në Ligën Premier, teksa nuk ka gjasa as për kualifikim në gara evropiane.
Në formacionin e vendasve vërehet lënia në bankë e yllit të sulmit, Sergio Aguero. /Telegrafi/
Man City: Caballero; Fernandinho, Kompany, Otamendi, Clichy; Yaya Toure; Sterling, De Bruyne, Silva, Sane; Gabriel Jesus.

Nga
Telegrafi
13/05/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































