Klubi anglez, Manchester City ka besim se do të arrij të mbajtë të bashkuar skuadrën e tyre aktuale këtë verë.

Sipas mediumit britanik The Mirror, City është i bindur se dënimit prej dy vitesh mos-pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve nuk do të ndezë eksod në Etihad.


Në pesë javët që kur UEFA dënoi kampionët në Ligës Premier për thyerjen e rregullave të FFP-së, asnjë anëtar i skuadrës së Pep Guardiola nuk ka folur para klubit për të ardhmen e tyre.

Sergio Aguero, Kevin De Bruyne, Raheem Sterling, Aymeric Laporte, Bernardo Silva dhe Riyad Mahrez të gjithë kanë qenë të lidhur me klube të mëdha evropiane pasi City u dënua nga UEFA.

real 1 Cityt mund t'i largohen disa lojtarë (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Dënimi gjithashtu përfshin një gjobë prej 30 milionë eurosh.

City ka filluar një apel në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport në përpjekje për të ndryshuar aktgjykimin.

Skuadra e Guardiolas ka informuar se klubi nga Etihad beson se do të dëshmojnë pafajësinë e tyre.

Kampionët e Ligës Premier janë inkurajuar nga reagimi i lojtarëve kryesorë ndaj qëndrimit të tyre. /Telegrafi/

telegrafi sport app