LAJMI I FUNDIT:

Mallkimi i 19 shtatorit: 35 vite më parë Mexico City ishte goditur nga një tërmet i fuqishëm – 10 mijë persona kishin humbur jetën dhe gjysma e qytetit ishte shembur (Foto/Video)

Mallkimi i 19 shtatorit: 35 vite më parë Mexico City ishte goditur nga një tërmet i fuqishëm – 10 mijë persona kishin humbur jetën dhe gjysma e qytetit ishte shembur (Foto/Video)

35 vite më parë, Mexico City ishte goditur nga një tërmet i fuqishëm në po të njëjtën datë siç ka ndodhur edhe sot. Asokohe kishin humbur jetën 10 mijë persona, kurse në tërmetin e sotëm deri më tani raportohet se kanë humbur jetën 42 persona.

Tërmeti që ka zgjatur afro gjysmë minute, kishte shkaktuar dëme të mëdha nëpër gjithë qytetin dhe ua kishte marrë jetën 5 mijë persona. Lëkundjet ishin aq të forta sa që kishin shkaktuar dëme materiale rreth 4 miliardë dollarë.

Raportohet se 412 objekte ishin shkatërruar plotësisht, kurse 3.124 tjera ishin dëmtuar pjesërisht.

Tërmet i fortë godet Mexico City: Dridhen ndërtesat, mijëra banorë dalin në rrugë (Video)
Lexo po ashtu Tërmet i fortë godet Mexico City: Dridhen ndërtesat, mijëra banorë dalin në rrugë (Video)

Sipas të dhënave zyrtare në total kishin humbur jetën 10 mijë persona dhe 30 mijë tjerë ishin lënduar rëndë, derisa mijëra tjerë kishin mbetur pa kulm mbi kokë.

Të dhënat rreth dëmeve materiale dhe viktimave në tërmetin e sotëm nuk dihen saktë, por në videon që po qarkullojnë me mediat sociale, shihet qartë fuqia e këtij tërmeti.

Aeroporti ndërkombëtar në Mexico City ka mbyllur dyert për pasagjerët, derisa të sigurohen që infrastruktura nuk ka pësuar dëme.

Të kapluar nga paniku njerëzit vraponin jashtë ndërtesave, derisa shembjet e objekteve dëgjoheshin nga të gjitha anët. Mexico City shtrihet mbi liqenin e dikurshëm, që rrit efektet e tërmetit kur edhe ata kanë epiqendrën qindra kilometra larg. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori