LAJMI I FUNDIT:

Maliqi sfidon Bashën: Zura vendin e kryetarit me mandat të dhuruar

Maliqi sfidon Bashën: Zura vendin e kryetarit me mandat të dhuruar

Në fjalimin e tij të parë si deputet i Kuvendit të Shqipërisë për të përfaqësuar mandatin e lënë nga Partia Demokratike, Lefter Maliqi zgjodhi të sfidojë kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën.

Ai tha se ndjehej me fat që ka zëvendësuar një kryetar me mandat të dhuruar, ndërsa shtoi se salla e lënë bosh prej demokratëve do mbushet plot.


“Fati im që zura vendin e kryetarit me mandat të dhuruar, reshti i lënë bosh prej tyre do jetë plot. Të mos kujtojnë se do jenë më të mirë se ne. Demokratët të mos gënjehen më. Unë kam sakrifikuar bashkë me ta në protesta, 3 muaj shkova në çadër, ai na gënjeu dhe na mashtroi. Lidershipi me mandat të dhuruar mua sot ma ka dhuruar mua mandatin. I falënderoj banorët e djathtë dhe të majtë që më kanë mbështetur në sfidat politike”, tha deputeti Lefter Maliqi. /Bw/Telegrafi/